Bashkia e Tiranës i ka akorduar ekipit Kombëtar të futbollit titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’. Mësohet se titulli është akoduar ditën e sotme pas një vendimi të kryebashkiakut Basha pas ndeshjes së djeshme me Serbinë.
Ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 42’ pas dhunës që nisi në fushë. Lojtarët shqiptarë u qëlluan me grushte në fushë nga tifozët serbë.
Ndërsa tifozët shqiptarë nuk u lejuan të shkelin shkallët e stadiumit Partizani në Beograd, flamuri kuqezi me shkrimin “Autoktonë” pllakosi heshtjen në stadium, teksa përballja mes dy ekipeve po i drejtohej fundit të pjesës së parë 0-0. Por ajo çka ndezi gjakrat ishte tërheqja e flamurit shqiptar nga futbollisti serb Mitroviç teksa flamuri valëvitej mbi fushë përmes një helikopteri të telekomanduar.
Djemtë e kombëtares “luftuan” në mes të Beogradit për të mbrojtur flamurin Kuq e Zi. Drejt serbit vrapoi futbollisti Taulant Xhaka që e ka shtyrë duke mos lejuar përdhosjen e flamurit. Kjo ka bërë që situata të përshkallëzohet.
Respekt per kombtaren ton