TIRANE- Në një kohë kur ngërçi politik është thelluar edhe më shumë, Sali Berisha jep sinjalet e para për rifutjen në parlament. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me ambasadorin e ri të Fracës, ku i ka parashtruar atij nevojë për arritjen e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe opozitës në mënyrë që bojkoti opozita të përfundojë pasi është tejzgjatur. Berisha i ka theksuar Dernard Gitoussis se mazhoranca duhet të respektojë standardet demokratike në mënyrë që situata politike në vend t’i rikthehet normalitetit.