Home Aktualitet Olsi Rama sqaron provokimin e pales serbe gjate ndeshjes

Olsi Rama sqaron provokimin e pales serbe gjate ndeshjes

465
0

olsi ramaVëllai i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, personi i etiketuar nga zyrtarët e lartë serbë si drejtues i dronit me flamurin kombëtar në Serbi ka hedhur poshtë akuzat. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Olsi Rama sqaron gjithë provokimin e palës serbe gjatë 43 minutave që u luajt ndeshja dhe vendodhjen e tij gjatë kohës kur droni me flamurin e Shqipërisë etnike ishte mbi qiellin serb.

“Pasi ndeshja u ndërpre forca të tjera sigurie të policisë hynë në korridorin e llozhave, filluan të kontrollonin njerëzit, erdhën edhe në atë vendin ku isha unë, më kontrolluan celularin, më morën dhe aparatin, se unë gjithë kohën bëja fotografi. Kisha një aparat Nikon gjysëm profesional, dhe po bëja fotografi për t’u treguar miqve këtu të mi, që nuk kishin mundësi të vinin në Beograd. Tregova aparatin, pritën 10 minuta dhe ikën duke thënë “S’ka problem, s’ka problem!”, por ata po kërkonin në mënyrë absurde telekomandën e dronit tek llozhat tona”, deklaron Rama.

Sipas tij edhe në rastin kur pala shqiptare kërkoi shpjegime për kontrollin e imtësishëm që pala serbe po bënte, përgjigja e marë nga ta ishte aspak korrekte. “Unë i thash që jam qytetar amerikan, ja dhe pasaporta, ndërsa ata më thane se “këtu jemi në Serbi dhe rregullat i bëjmë ne, nuk pyesim fare për asgjë”. Më pas në rrëfimin e tij Olsi Rama tregon se shqiptarët janë mbajtur të bllokuar për rreth 45 minuta nën presionin dhe dhunën verbale të serbëve. Sipas tij, kontrollin dhe mbajtjen për një kohë relativisht të bllokuar nga pala serbe, media e përdori duke e cilësuar si një incident të justifi kuar për atë që kishte ndodhur. Vëllai i kryeministrit Rama ka sqaruar edhe pozicionimin e tij në momentin e ngritjes së dronit me flamurin shqiptar dhe njohjen që vetë ai ka për një pajisje të atillë.

“UnĂ« nuk kam aspak eksperiencĂ« me dronin dhe nuk e di se çfarĂ« quhet pozicion i volitshĂ«m nĂ« raport me njĂ« objekt qĂ« fluturon. KĂ«shtu si unĂ« ishin edhe tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t e tjerĂ« nĂ« njĂ« radhĂ« me mua. Si unĂ« ishin edhe 32 mijĂ« personat qĂ« ishin nĂ« stadium. GjatĂ« kohĂ«s sĂ« ndeshjes po bĂ«ja fotografi, kisha njĂ« aparat fotografik qĂ« ishte lehtĂ«sisht i dukshĂ«m si aparat fotografik, por besoj se nĂ« momentin qĂ« ka kaluar droni nĂ« pĂ«rgjithĂ«si masat e sigurisĂ« nuk ishin nĂ« lartĂ«sinĂ« e duhur, stadiumi ishte goxha i vjetĂ«r, masat e sigurisĂ« linin shumĂ« tĂ« pĂ«r dĂ«shiruar them unĂ« pavarĂ«sisht se kishte njĂ« prezencĂ« tĂ« madhe tĂ« forcave tĂ« rendit. NĂ« momentin qĂ« ndodhi dhe rrĂ«muja vĂ«tĂ« tifozat hynĂ« nĂ« fushe, u lejuan tĂ« hyjnĂ« nĂ« fushĂ«, kjo u pa nga tĂ« gjithĂ« nĂ« kamera.

Besoj se të ç’orientuar nga e gjithë kjo dhe të papërgatitur, ata erdhën të gjenin një motiv, të gjenin një dicka, dhe në vend që të gjenin telekomandën gjetën Olsin me pak fjalë. Mund të ishin edhe shqiptarë të tjerë që ishin në stadium”, përfundon sqarimin e tij Olsi Rama.

Previous articleTerhiqet Berisha, gati te negocioje per rifutjen ne parlament
Next articleHakerat serbe sulmojne faqen zyrtare te Universitetit te Shkodres, Kosova eshte Serbi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here