Home Aktualitet Hakerat serbe sulmojne faqen zyrtare te Universitetit te Shkodres, Kosova eshte Serbi

Hakerat serbe sulmojne faqen zyrtare te Universitetit te Shkodres, Kosova eshte Serbi

518
0

kosovSHKODER – Pasojat e trazirave në ndeshjen Serbi-Shqipëri kanë sjellë edhe reagim mes hakerave. Ditën e sotme kanë qenë një grup hakerash serbë të cilët kanë sulmur faqen zyrtare të Univeristetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” unishk.edu.al.

Hakerat serbë kanë vendosur në faqen zyrtare të Universitetit foto me thirrje nacionaliste: Kosova është Serbi.

Nga ana e tij, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, duke e cilësuar këtë si një ngjarje provokative, e dënon këtë akt dhe shprehet se ai nuk i shërben aspak marrëdhënieve të mira që ky institucion po krijon me universitetet e rajonit.

“Kjo është një ngjarje e rëndë provokative ndaj një institucioni të arsimit të lartë. Shfaqje të tilla të nacionalizmit përbëjnë një akt të shëmtuar dhe dëmtojnë marrëdhëniet e mira që universiteti ynë ka ndërtuar prej shumë vitesh me universitete të rajonit.” thuhet në komunikatën për shtyp.

Ditën e djeshme, hakerat kosovarë “Big Smoke” sulmuan faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Serbisë, duke vendosur flamurin e “Shqipërisë së Madhe” që u valëvit në Beograd, mbrëmjen e 14 tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here