Ambasada jonë shqiptare në Podgoricë është sulmuar dhe qëlluar me gurë rrethores 09:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa 3 persona janë arrestuar për incidentin.
Ministria Jonë e Punëve të Jashtme është vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe i ka dërguar notë protestë qeverisë malazeze.
Burime nga ministria e Jashtme sqaruan se ambasadori shqiptar i dekretuar nga Nishani, Ernal Filo nuk ndodhej në godinën e ambasadës në Podgoricë pasi ende nuk ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është ende në fazën përgatitore.
Nga sulmi me gurë nuk ka pasur të lënduar përvec dëmeve materiale, si thyrja e xhamave. Mësohet se në ambasadë është ndodhur vetëm stafi diplomatik.
I ngarkuari i Ministrisë së Jashtme shqiptare ka kontaktuar në telefon me ambasadorin e Malit të Zi në lidhje me këtë incident.