Home Aktualitet Doganat greke kthejne mbrapsht udhetaret

Doganat greke kthejne mbrapsht udhetaret

684
0

kakavijeSituatë kaotike raportohet nga pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku shtetas shqiptarë po hasin pengesa nga punonjësit e doganës greke për të kaluar në tokën helene.

Sipas informacioneve të fundit policia greke nuk ka lejuar shtetasit me pasaportë shqiptare dhe mjetet me targa shqiptare të kalojnë kufirin, madje një punonjës i policisë greke në Kakavijë ka shkelur në zonën neutrale për të kthyer mbrapsht udhëtarët.

Ndërsa në Kapshticë raportohet se doganierët grekë u kanë kërkuar 1500 euro garanci shtetasve shqiptarë, madje u kanë përmendur edhe situatën e krijuar në Përmet.

Për situatën e krijuar drejtori i Kufirit Admir Abrija ka kërkuar një takim urgjent me homologun e Athinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here