Home Aktualitet Gerdeci, familjaret: Na vrane per here te dyte

Gerdeci, familjaret: Na vrane per here te dyte

633
0

Familjaret e viktimave te Gerdecit reagojne ashper pas vendimit te Gykates se Tiranes per denimin e te akuzuarve te tragjedise qe shkakoi 26 te vdekur e mbi 300 te gjymtuar,  duke deklaruar se edhe pas kesaj nuk dine ende kush i vrau te dashurit e tyre.

“Sot pas 4 vitesh seancash maratonë të sistemit të drejtësisë, më në fund është zbuluar se kush dëmtoi muret rrethuese të shtëpive, se cili shkaktoi dëm me anë të vjedhjes së municioneve, se cili falsifikoi dokument-at nga një zyrë e shtetit tek tjetra, por ngeli ende enigmë se cili vrau 26 veta nga të dashurit tanë.”- thuhet në deklaratë.

Dhënien e vendimit të sotëm, familjarët e viktimave e konsiderojnë, dhimbje të njëjtë me atë të vetë ngjarjes.

“Në u përballëm me vrasje në masë dhe si e tillë duhet të ishte gjykim në masë ndaj këtij krimi që na u shkaktua. Autorët e krimit ose nuk u gjykuan, si në rastin e Fatmir Mediut, ose nuk u dënuan për krimin kryesor, atij të vrasjes së 26 personave të pafajshëm. Ne kemi 4 vite që zgjohemi pa të dashurit tanë, por që nesër jemi të bindur se po zgjohemi të gjithë si shqiptar pa institucione shtetërore. Ky krim i shëmtuar i përket të gjithëve.”- vazhdon më tej deklarata.

Duke konsideruar se me këtë vendi, drejtësia nuk ishte vetëm e vonuar  por në njëjtën kohë dhe e dështuar., familjarët e viktimave shprehen se “ky vendim tregoi se “jeta” për institucionet është e pavlerë, kur bëhet fjalë për njerëzit e thjeshtë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here