Home Rajoni KE denon dhunen nderetnike ne Maqedoni

KE denon dhunen nderetnike ne Maqedoni

612
0

Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën e ditëve të fundit në Maqedoni ku kanë ndodhur disa incidente me motive ndëretnike, vrasje dhe rrahje barbare e shqiptarëve.

“KE kundërshton fuqishëm dhunën dhe mbështet përpjekjet për të respektuar sundimin e ligjit në vend”- ka thënë zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Petar Stano.

Ai në emër të BE ka kërkuar nga aktorët politikë dhe shoqëria civile, që të ndihmojnë duke bërë thirre për qetësi.

“Shprehim keqardhje për incidentet dhe lëndimet që kanë pësuar disa njerëz. KE për së afërmi po ndjek situatën e sigurisë në vend dhe e kupton që autoritetet lokale e qendrore po bëjnë hetime”, ka thënë Stano. Shumë shpejt, më 15 mars, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle do të ndalet për një vizitë në Maqedoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here