Home Aktualitet Itali: Sekestrohen 2 ton droge qe vinte nga Shqiperia

Itali: Sekestrohen 2 ton droge qe vinte nga Shqiperia

493
0

Guardia di Finanza të Brindizit kanë sekuestruar në bordin e një motoskafi rreth 1 700 kg marijuanë ndërsa kanë vënë në pranga 5 shqiptarët trafikante.
Operacioni në bashkëpunim me kapitenerinë e portit të Brindizit u realizua 15 km larg bregut të detit ku u gjurmua një motoskaf me 5 persona në bord që po tentonin të hidhnin ngarkesën në det, shkruan Corriere.

Menjëherë policia prangosi shqiptarët, ndërsa tërhoqi në molin më të afërt skafin.

Në momentin që u dha alarmi për një objekt të paidentifikuar në ujrat italiane, autoritetet portuale menduan se do të ishte ndonjë mjet lundrues me klandestinë, por kur motovedeta italiane iu afrua skafit u panë qartë 5 burrat dhe një sërë kutish, si ato që kontrabandohen cigaret.

Kapiteneria menjëherë njoftoi Guardia di Finanza që mbërritën me helikopter duke arrestuar 5 shqiptarët dhe sekuestruar sasinë e madhe të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here