Home Aktualitet Berluskoni: 8 vajza brenda natës, s`ia dilja me të gjitha

Berluskoni: 8 vajza brenda natës, s`ia dilja me të gjitha

687
0

Nga hetimet për zbulimin e netëve të zjarrta që ka kaluar Kryeministri Italian Silvio Berluskoni në pallatin qeveritar kanë rezultuar regjistrime të reja që kanë ndezur pakënaqësinë e italianëve.

Berluskoni: Kam një radhë me femra

“Dje në mbrëmje kisha një radhë të gjatë vajzash që prisnin tek dera e dhomës. Mund të ishin rreth 11-të por unë bëra seks vetëm me 8 sepse nuk kisha më fuqi. Nuk mund të arrihet gjithçka.”. Kjo është biseda që ka bërë Berluskoni më 1 janar të 2009 me Xhanpaolo Tarantinin.

Eskortat kanë udhëtuar dhe me avionin qeveritar. Gjanpaolo Tarantini, personi që rekrutonte femrat me të cilat bënte orgji kryeministri italian në një bisedë të regjistruar, i ka kërkuar Berluskonit që të shëtisnin të gjithë në avionin qeveritar.

Pushteti i RAI-të

Në një tjetër telefonatë, Berluskoni i ka kërkuar Tarantinit që bashkë me vajzat eskortë të ftonin dhe drejtorët e RAI-t, Karlo Rosela dhe Fabricio del Noçe. Sipas telefonatës së përgjuar, Berluskoni është shprehur: “ Në qoftë se ftojmë Del Noçen dhe Roselën, vajzat do të kuptojnë se po bënë gjithçka siç duhet do të mund të gjejnë punë në televizion. Prezenca e dy meshkujve të pushtetshëm do t’i bëjë të kuptojnë se do të dalin me përfitime nga kjo aventurë. Pastaj ti mos u shqetëso, i vetmi djalosh aty je ti. Të tjerët janë vetëm një tufë pleqsh”, kështu e mbyll bisedën me Tarantinin, Berluskoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here