Home Ekonomi TAP: Kosova gati planin per te perfituar nga projekti

TAP: Kosova gati planin per te perfituar nga projekti

598
0

projekti-tapMinistria e Ekonomisë e Shqipërisë, në bashkëpunim me ministrinë homologe të Kosovës, kanë paraqitur në Komisionin Evropian për Energjinë një projekt për furnizimin me gaz të Kosovës dhe Serbisë Jugore.

Kosova mund të përfitojë nga gazsjellësi TAP deri në dy miliardë metër kub në vit. Drejtori i politikave hidrokarbure në ministrinë e Ekonomisë, Stavri Dhima, shprehet për mediat se projekti i pranuar nga Komisioni i Energjisë është pjesë e unazës së gazit të Ballkanit Perëndimor.

Por, sipas tij, studimi i fizibilitetit për këtë projekt do të fillojë pas përfundimit të atij për gazsjellësin Ioniano-Adriatik (IAP), që do të lidhet me gazsjellësin TAP në territorin shqiptar pranë Fierit.

Studimi i fizibilitetit për të dy projektet po financohet nga BERZH.

Për gazsjellësin IAP vlera arrin në 3.5 milionë euro, ndërsa për lidhjen me Kosovën, 1.75 milion euro.

Në total, unaza e transportit të gazit në Ballkanin perëndimor është projektuar për një kapacitet prej pesë miliardë metër kub.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nuk kanë sot ende lidhje me rrjetin evropian të shpërndarjes së gazit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here