Home Aktualitet Velipoje, mbyten 2 persona nga moti i keq

Velipoje, mbyten 2 persona nga moti i keq

1511
2

shkoder-mbytjeDeti i trazuar si pasojë e motit të keq është bërë shkak i një ngjarje të rëndë sot në plazhin e Velipojës. Dy pushues kanë humbur jetën, ndërsa është vënë në rrezik jeta e 3 të tjerëve nga dallgët e fuqishme në plazhin verior të vendit.

Viktimat janë Adnand Halimi 50 vjec, banues ne Ferizaj, Kosove dhe Myfit Paçrami 56 vjeç, banues ne Lagjen ‘Qemal Stafa’, qyteti Shkodër.

Policia bën të ditur se sot rreth orës 18.45 është marrë njoftim se në vendin e quajtur Plazh Velipoje përballë Lokalit Fishta, duke u larë në det janë mbytur shtetasit e lartpërmendur.
velipoje
Por sipas policisë, bilanci mund të kishte qenë dhe më tragjik. Me ndërhyrjen e shërbimeve te policisë të Stacionit Velipojë, është arritur te shpëtohen shtetasit : Bardhyl Alija 25, nga Kosova, Viktor Arina 28 vjec, banues në fshatin Bardhaj Komuna Rrethina Shkoder si dhe Andi Liçna 25 vjec, banues ne Velipoje. Te tre personat kane marre ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Velipoje dhe me pas janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë më të specializuar. Sic ben te ditur policia, te tre personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë moti i keq me shi e stuhi që ka përfshirë zonën e plazhit. Por pavarësisht kësaj duket se pushuesit në plazh nuk u janë trembur dallgëve të fuqishme dhe kanë hyrë të lahen duke rrezikuar dhe jetët e tyre.

2 COMMENTS

  1. ne velipoje si edhe ne plazhet te tjera te shqiperise mungojne persona te kualifikuar te quajtur banjini. keto persona me mjetet e tyre si flamuri i bardhe dhe flamuri i kuq i tregojne njeresve qe esht apo sesht e mundur te futesh ne dete…..pastaj kush te dete le te mbytet…..por e rendesishme eshte te informohen………

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here