Home Aktualitet Vrasja e balerinës Tafa, policia: Në kërkim autori

Vrasja e balerinës Tafa, policia: Në kërkim autori

544
0

sonila-tafaPas hetimeve per vrasjen aksidentale te balerines Sonila Tafa, Policia e Tiranes njofton se ka identifikuar autorin qe ka qelluar me arme.
Ne nje komunikim me mediat, pasditen e se dieles, policia deklaroi zyrtarisht se autori, shtetasi A.K, 34 vjec, banues ne Tirane eshte shpallur ne kerkim. Pa u njohur se paku zyrtarisht deklarata e policise, ‘News 24′ raportoi se autor ishte shtetasi Artur Kolici.
Nderkohe policia ka njoftuar edhe ndalimin e nje shtetasi, qe akuzohet si bashkepunetor ne kete ngjarje.
“Pas hetimeve dhe dokumneitmit te provave te mbledhura ne vendin e ngjarjes, u be arrestimi i shtetasit Enton Tahir Bajraktari, 24 vjec, banues ne Tirane. Gjate kontrollit ne banesen e tij u nje mjet tip BMW që ka shërbyer për largimin e autorit nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu u gjet dhe një ramë automatike model 54″- deklaroi policia.
Sipas policise, per kete ngjarje, materialet i kane kaluar prokurorisë per akuzen e vrasjes në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.
Qe pas vrasjes policia njoftoi se një grup i gjerë hetimi është krijuar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur pranë diskotekës “Dream City” në zonën e Kasharit.
Gjatë hetimeve ditën e djeshme janë shoqëruar mbi 50 persona, ndërsa dje në mbrëmje Policia konfirmoi se e ka identifikuar autorin e ngjarjes.
“Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij, arrestimi mendojmë se është çështje orësh”, thanë burimet e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here