Pesë gra kanë humbur jetën ditën e sotme si pasojë e vrasjeve dhe aksidenteve, duke e kthyer këtë të shtunë në një fundjavë tragjike.
Sherr në një lokal nate, vritet 26- vjeçarja
Një 26- vjeçare ka gjetur vdekjen në orët e para të ditës së sotme pas një sherri me armë në një lokal nate.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kasharit, ku pas një sherri mes të rinjsh në lokal, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit, Sonila Tafaj është plagosur rëndë.
Më pas ajo ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Ende nuk bëhen me dije rrethanat apo shkaqet të cilat kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Mendohet se 26- vjeçarja eshte qelluar aksidentalisht.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje.
Bulqizë, vdes duke nxjerrë krom nëna e 3 fëmijëve
Një 45- vjeçare, nënë e 3 fëmijëve ka humbur jetën duke punuar në stoqet e minierës së Bulqizës.
Lirie Mera, 45 vjeç, ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. E ndjera është plagosur rëndë pas rënies së një masivi gurësh, ndërsa ajo po nxirrte krom, ashtu siç bëjnë shumë gra dhe fëmijë në Bulqizë, në stoqet e minerealeve.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Durrës, krim brenda familjes, djali vret nënën
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit në orët e para të ditës së sotme.
Një krim brenda familjes është shënuar në fshatin Kullë të ketij rrethi, ku djali ka vrarë me sende të forta nënën e tij
Lefter Pashai, 51 vjeç, ka qëlluar për vdekje nënën e tij, Mereme Pashai, 70 vjeç.
Ende nuk janë të qarta motivet për të cilat ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, ndërsa policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të krimit.
51- vjeçari eshte baba i tre femijeve, ndersa prej rreth 1 viti kishte humbur bashkeshorten e tij.
Aksidentohet zetori, vdesin dy gra
Dy gra, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti me zetor.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Devoll, në afërsi të fshatit Bracanj, ku mjeti i punës ra në lumë, duke shkaktuar edhe vdekjen e dy grave, të cilat mendohet se ishin në rimorkion e zetorit.
Shoferi ka mundur të shpëtojë.
Banorët e zonës kanë ndërhyre mënjeherë duke nxjerrë trupat, por pa mundur tu shpëtojnë jetën.