Bleona Qereti e cilësuar si Madona shqiptare, ka shpërndarë një biografi në rrjetin social Facebook, menjëherë pas lançimit të projektit të saj të fundit.
Ja se çfarë shkruhet në mesazhin në fjalë: “E cilësuar si Madona shqiptare në vendin e saj të lindjes, Bleona Qereti ka qënë një superstar në Europën Lindore. Për më shumë se një dekadë me më shumë se tetë albume. Ajo e filloi karrierën e saj në moshën 5 vjeçare tek “Shtëpia e Pionerit”, një emision televiziv shqiptar i ngjashëm me “The Mickey Mouse Club”. Në adoleshencën e saj të hershme, ajo kishte profilin e një artisti të madh, duke performuar në shume qytete për presidentë, mbretër dhe miliarderë. Relativisht e panjohur në Amerikë, kjo divë rebele është gati për tu bërë superstar”.
Kjo në fakt është shuplaka e radhës dhënë kundrejt të gjithë ndjekësve të cilët e kanë ofenduar dhe lidhur me faktin që nuk shkruan shqip.