Home Bota ISIS ngre flamurin afer kufirit me Turqine, NATO gati per lufte

ISIS ngre flamurin afer kufirit me Turqine, NATO gati per lufte

780
0

nato-turkeyForcat e Shtetit Islamik duket se janë duke përfunduar operacionin ushtarak për marrjen e qytetit Kobane, pranë kufirit turko-sirian. Luftimet kanë provokuar largimin e rreth 160 mijë civilëve, kryesisht kurdë, rezistenca e të cilëve ka qenë e pafuiqshme përballë ofensivës së ISIS, i cili ka përdorur tanke dhe mjete të rënda. Edhe goditjet nga ajri të SHBA-së kanë rezuktuar joefektive dhe i gjithë skenari po ushqen nevojën e një zgjidhjeje përfundimtare me ISIS. Dhe këtë mund ta realizojë vetëm ndërhyrja tokësore, që në një pikëpamje, mund të jetë edhe ajo çfarë xhihadistët kërkojnë. Një tjetër problem që është krijuar posaçërisht nga fati i Kobanesë është reagimi i madh i kurdëve, të cilët kanë protestuar për mosndërhyrjen e Turqisë, që ka rreshtuar në kufi tanket. Madje në qytetin Mêrdîn, protestuesit kanë shkatërruar një monument të Mustafa Kemal Ataturkut, themelues i Republikës turke. Duke qenë se operacionet tani po i afrohen hapësirës së NATO-s, kjo e fundit ka nisur të lëvizë. Kreu i ri, Stoltenberg, ka bërë të qartë se çdo sulm ndaj Turqisë do të aktivizojë amendamentin 5, që do të thotë reagim i menjëhershëm. Kësaj qasjeje, po i përmbahet me kujdes edhe Ankaraja zyrtare, që përherë, si çështje të parë në konfliktin sirian, mban Bashar Al Asadin. “Nëse do të ketë sulme, mekanizmi i mbrojtjes së përbashkët i NATO-s do të aktivizohet”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ismet Yilmaz (http://www.todayszaman.com/anasayfa_turkey-says-nato-has-pla…).

Mirëpo si do të vihet në jetë ky mekanizëm? Ndoshta duke sulmuar Sirinë, e cila në këto kushte ka sovranitet formal përderisa në kufijtë e saj zhvillohen luftime. Edhe pse Asad dhe Rusia pas tij, kanë bërë të qartë se ndërhyrjet duhet të marrin leje nga Damasku zyrtar, kërkesë që sa vjen dhe po ngjan si çështje diplomatike e dorës së dytë. Njerëz të afërt me ISIS në “Twitter”njoftojnë se me marrjen e Kobanesë, organizata do të sulmojë kufirin, një hap që sikur e nxit ndërhyrjen e Perëndimit. Çfarë mbetet ende e pasqaruar nga askush, është sesi është e mundur që një organizatë si ISIS, e krijuar vetëm në vitin 2012, po arrin të hartojë, organizojë dhe të realizojë kapacitete operacionale ushtarake dhe logjistike në të gjithë këtë hapësirë dhe me të gjithë këta kundërshtarë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here