Home Politike PS nxjerr perseri prona te pa deklaruara te ministres Bregu

PS nxjerr perseri prona te pa deklaruara te ministres Bregu

1196
0

Pas nisjes së hetimit të pasurive të Ministres së Integrimit Majlinda Bregu, Partia Socialiste ka dashur të vejë në dijeni sot Prokurorinë edhe për një pronë tjetër që sipas deputetes së PS-së Ermonela Felaj, ministrja nuk e ka deklaruar.
Bëhet fjalë për disa apartamente në afërsi të Stadiumit Qemal Stafa, apratemente që nuk figurojë në deklarimin e pasurisë së ministres por vetëm në atë të bashkëshortiti të saj, gjë që përbën shkelje ligjore. Pasi sipas Felaj, ligji parashikon deklarimin e pasurive të bashkëshortit/es.
“Në deklarimin e pasurisë së bashkëshortit të ministres, rezulton qe vlera me të cilën janë blerë apartamentet te jete 530 Euro për metër katror. Sipas çmimit të referencës, çmimi për apartamente banimi në të njëjtën zonë e kalon dyfishin e kësaj vlere, 1300 Euro për metër katror, ndërkohe që vlera e tregut është 2000 Euro metri katror, pra afër katërfishi i asaj që bashkëshorti i Ministres së Integrimit ka deklaruar pranë organeve kompetente”-shpjegoi Felaj.

______________

Elvis Gjeçaj: Lidhja ime me Prudentinot
TIRANË- Ervis Gjeçaj, kunati i Majlinda Bregut ka rrëfyer dje në një intervistë për gazetarin Alfred Peza, bizneset e përbashkëta që ka me djalin e mafiozit të arrestuar, Angelo Prudentino. Gjeçaj ka folur për lidhjet me familjen Prudentino, faktin nëse ka pasur apo jo takime mes Majlinda Bregut dhe anëtarëve të familjes së mafiozit, sekuestrimet e prokurorisë , miqësinë me Artur Grorin, dhe shumë çështje të tjera.

Zoti Gjeçaj, jeni takuar ndonjë herë me Albino Prudentinon?
Po e kam takuar në Vlorë dhe në Tiranë. Vinte në Tiranë dhe takonte të birin.

Si dukej?
Dukej një njeri normal për mua. Për aktivitetin e tij nuk e kam pyetur ndonjëherë, kemi bërë biseda normale. Por nuk ma do mendja se do të ishte hapur me mua, edhe po ta pyesja, nuk ma do mendja se do të hapej me çdo njeri që do të takonte në Shqipëri.

Zoti Gjeçaj, çfarë lidhjesh keni me Angelo Prudentinon dhe përse bletë aksionet e tij pas arrestimit të të atit. Çfarë lidhjesh keni me njeriun që bleu aksionet e tjera, Gani Baku?
Zoti Baku është baxhanaku im dhe e njoh prej 20 vjetësh. Këto ndryshime ndodhën pas konsultimeve në studion time avokatore dhe ne i kërkuam shpjegime Angelos për situatën. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, në mënyrë që shoqëria të mos dëmtohej, Angelo Prudentino kërkoi shitjen e aksioneve në shoqërinë “Beting System Albania”. Të gjithë aksionet mu ofruan mua por unë nuk i mora. Jo se ishte ndonjë shumë e madhe, por ia ofrova një shokut tim që e njoh prej 20 vjetësh dhe këtë mund ta konfirmojë kushdo. Dhe ky ia ofroi një mikut të tij që ishte një teknik i serverave me një çmim prej 6 milionë lekësh të vjetra. Po me këtë çmim e ka blerë dhe Gani Baku.

Ka ligj në Shqipëri “Antimafia”, i cili u ngarkon personave të vërtetojnë burimin e pasurisë..
Kjo është shumë e qartë, këtë ta vërtetojë prokuroria dhe gjykata. Unë kur kam krijuar kompaninë i kam kërkuar Prudentinos certifikatën penale dhe në bazë të asaj kam vepruar. Drejtësia, prokuroria është e hapur të hetojë pasurinë time kur të dojë edhe në momentin që dal nga kjo sallë.

Pra ju jeni të hapur për të vërtetuar prejardhjen e parave dhe jeni në gjendjen t’i vërtetoni?
Unë jam munduar të bëj biznes, nuk kam dashur as të bëj biznes me mafian dhe as të pastroj lekët e mafias.

Si e more vesh lajmin e arrestimit?
Në media, por ishte edhe Angelo qe më tha se kështu i ka ndodhur babait tim, por që nuk e dinte se përse e kishin marrë.

Kur je takuar për herë të fundit me Albino Prudentinon?
Tre ditë para se të arrestohej, tek Libri Universitar dhe kemi pirë kafe. Sapo kishte ardhur nga Italia. Pimë kafe dhe më pas u nis për në Vlorë.

Kishte ardhur për ndonjë qëllim të veçantë?
Nuk e di përse kishte ardhur. Kishte ardhur për t’u arrestuar në Shqipëri. Di gjë unë pse ka ardhur.

Pse nuk e arrestonin dot në Itali?
Nuk e di por nga gazeta kemi mësuar se urdhri është lëshuar me datë 20 dhe më pas arrestohet në Shqipëri. Nuk dua të bëj mbrojtjen e Albinos, por më duket se më kanë futur në mes në një lojë dhe nuk dinë ku ta pasojnë topin kësaj herë.

Për çfarë loje e ke fjalën?
Për lojën se sulmohet kunata ime, që unë e shoh apo nuk e shoh një herë në dy muaj, pse unë jam martuar me motrën e saj. Dhe jam i sigurt për këtë gjë se nesër apo pasnesër nuk do merret njeri me mua. Këtë ta siguroj.

Kryeministri Berisha tha se mund të ketë një zgjidhje tjetër, që ju mund të ndaheni nga motra e Majlinda Bregut?
Po e mendoj

Do ta ndani?
Po çfarë të bëjmë.

Është një vajzë simpatike?
Por çfarë të bëj. Mjafton që të mbeten të kënaqur.

Ju a jeni marrë në pyetje nga prokuroria?
Jam marrë për të dëshmuar. Pardje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sa qëndruat?
Rreth një orë.

Çfarë ju pyetën?
Këto gjërat që po më pyesni ju. Kur u njoha me Angelon, nëse jam takuar ndonjëherë me Albinon. Për këto gjëra më pyesin të gjithë.

Çfarë ka ndodhur me Muza Park, ish- Arturin?
Unë hotelin sot e kam në rikonstruksion. Dhe unë e kam me qira.

Kush është pronari real i hotelit?
Eqerem Grori, babai i Arturit dhe Arben Grorit, që unë e kam pas shok. Kushdo mund ta vërtetojë që unë po punoj në dhomat e hotelit. Kam hapur një nipt sekondar nga Casino Italia ku më kanë ardhur pllakat dhe kjo është e vërtetueshme. Dhe unë shkova në QKR për të hequr këtë nipt se asnjëherë nuk ka funksionuar si kazino ndaj e hoqa. Në Mullet kam aktivitetin tim aty, kam lokal, klub, restorant, pishinë dhe kjo është e vërtetuar. Por nuk kam asnjë aksion tek “Casino Italia”.

Deri më tani na është dashur të themi bashkëshorti i Ornela Bregut dhe kunati i Majlinda Bregut, por më shumë ju njohin si djali i Halit Gjeçajt.
Dhe jam krenar.

Kur ka kaq shumë akuza në media dhe kur lihet të kuptohet që jeni mafioz si ndiheni?
Dje më erdhi vajza nga shkolla dhe më pyeti, babi ti punon me mafiozë? E kam në klasë të pestë. Dikush mi thotë këta akuza që nuk e di se çfarë është familja dhe nuk e di se çfarë mund të bëjë njeriu për familjen e vet. Nuk i mendojnë fare gjërat. Unë kam dy fëmijë dhe këto akuza i kishte dëgjuar në shkollë

Meqë përmendëm Arturin, ju jeni thjesht shokë?
Unë kam pasur ortak vëllanë e Arbenit, Arturin tek “Lirza” që ka qenë në krah të presidencës. Dhe kur u prishën të gjithë lokalet në Tiranë e mbyllem biznesin dhe secili vazhdoi rrugën e tij.

A është takuar ndonjëherë Majlinda Bregu me Albino Prudentinon dhe Angelo Prudentinon?
Absolutisht jo. Unë kisha 6 muaj pa e takuar Majlindën, e jo më të takojë Albinon apo Angelon. Deri para datës 29, nuk e kisha takuar unë. Ajo më thërriti për të më pyetur se çfarë ishte kjo që ka ndodhur.

Po biseda telefonike ka pasur?
Çfarë është kjo pyetje. Ka biseda telefonike mes meje dhe Albinos apo Angelos por përsa i përket Majlindës, le t’i zgjidhin organet kompetente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here