Home Ekonomi TAP, fillon puna për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit

TAP, fillon puna për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit

679
0

tap-gjiknuri

AZERBAJXHAN- Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punës në Terminalin e Sangaçalit për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit. Ministri Gjiknuri ka vendosur firmën mbi tubin e parë të Korridorit Jugor të Gazit, duke u shprehur se ky projekt e vendos Shqipërinë në hartën energjetike të Evropës. “Shqipëria ka plotësuar gjitha detyrimet kontraktuale ndaj TAP. Projekti është me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik, dhe gazsjellësi është burim zhvillimi për gjithë vendet e rajonit, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë. Me ndihmën e qeverisë azere dhe SOCAR, Shqipëria do të jetë promotore e gazifikimit”, tha ministri Gjiknuri.

tap-gjiknuri1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here