Home Aktualitet Pink/LGBT: Shqipëria, vend i denjë për këdo

Pink/LGBT: Shqipëria, vend i denjë për këdo

643
0

“Bëj lëvizjen e duhur! Ngri Flamurin”. Me këtë apel ambasadori i parë i ambasadës Pink, Altin Hazizaj i është drejtuar të pranishmëve në nisje të aktiviteteve për paradën gay, në ditën kundër homofobisë.
Në fjalën e tij në konferencën hapëse, në prani të zëvendësministres së Punës, Filloreta Kodra dhe Ambasadorit të Holandës në vendin tonë, Hazizaj ka kërkuar nga shqiptarët respektimin e të drejtës dhe bashkim në atë që ai e ka quajtur lëvizja më e madhe për ndryshim shoqëror në Shqipëri.
“Shqipëria e re që po lind është vend i denjë për këdo, pavarësisht preferencës seksuale”- ka thënë ai, duke kërkuar një jetesë në harmoni e tolerancë në respekt të vlerave dhe parimeve më të vyera të kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here