Home Aktualitet Ekzekutohen ne atentat 2 persona, 2 te tjere te plagosur

Ekzekutohen ne atentat 2 persona, 2 te tjere te plagosur

856
0

gjepaliDy persona njëri prej tyre Astrit Gjepali, i cili po kryente dënimin me 25 vjet burg për vrasje, janë ekzektuar në një atentat pranë Rrogozhinës.
Astrit Gjepali dhe Halit Fici janë ekzektuar në një atentat pranë Rrogozhinës. Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se i burgosuri Astrit Gjepali ka qenë duke u kthyer në burgun e Peqinit pasi ishte larguar me leje të posaçme më 9 janar dhe do të kthehej sot në mesditë. Viktima e dytë është Halit Fici, i cili është kunati i Gjepalit dhe po shoqëronte me makinë drejt qelive të burgut.

Në atentat kanë mbetur të plagosur dhe 2 persona të tjerë.
Astrit Gjepali ishte kapo i bandës së njohur “banda e Gjepalit” që ka vepruar në 1997 dhe është ekstraduar nga Italia në 2006. Ishte dënuar me 25 vjet burg.

Vrasja ka ndodhur në vendin e njohur si Bishti i Zhurit, në hyrje të Rrogozhinës, rreth 40 km larg qytetit të Durrësit.

ORA 15:20 IDENTIFIKOHEN DY TË PLAGOSURIT E ATENTATIT
Janë identifikuar dy personat e plagosur në atentatin e ndodhur në Rrogozhinë. Burime nga policia kanë bërë të ditur, se dy personat që kanë marrë plagë janë, Ilir Sulçja, kunati i të vrarit Astrit Gjipalit dhe dhe Mariglen Balliu, i cili ishte kalimtar i rastit.

Ilir Sulcja, , ishte martuar me motrën e Gjipalit. Siaps policië, Sulçja është në gjendje të rëndë,  ndërsa i plagosuri tjetër është në gjendje të qëndrueshme.

ORA 14: 57 GJENDET NE LUSHNJE MAKINA E DJEGUR E AUTOREVE 
Policia thotë se ka gjetur të djegur makinën e autorëve. Makina e autorëve është gjetur në rrugën e stacionit të pompimit të ujit të komunës Dushk në Lushnje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie.

ORA 14: 55 POLICIA BIE NE GJURME TE ATENTATIT 
Policia thotë se ka rënë në gjurmë të autorit të atentatit, por për arsye hetimi nuk bën të ditur emrin. Janë angazhuar forcat e policisë së Kavajës dhe forcat special nga Tirana, FNSH janë të angazhuara në zbardhjen e ngjarjes.

ORA 14: 40 DESHMITARI: DEGJUAM TE SHTENAT, NE MAKINE ISHIN 3 PERSONA
Një dëshmitar, tregtar ambulant ka treguar se të shtënat kanë zgjatur vetëm 2 minuta dhe më pas kishin parë makinën që kishte përfunduar në kanal. Sipas tyre në makinë ndodheshin 3 persona. Ndërsa i plagosuri i katërt mendohet se është kalimtar.
Dëgjova të shtëna që zgjatën 2 minuta. Pamë makinën që kishte përfunduar në kanal, dhe shkuam për të ndihmuar të lënduarit. Në makinë kanë qenë 3 persona, mes tyre dy të vdekur”

ORA 14: 34 HALIT FICI ISHTE KUNATI I ASTRIT GJEPALIT 
Korrespondenti ynë Artur Korriku informon se nga burimet e policisë mësohet se Halit Fici ishte kunat me Astrit Gjepalin ( Fici kishte për gruan motrën e Gjipalit). Sot Fici po e shoqëronte për tu dorëzuar në burgun e Peqinit ku i kishin mbetur edhe gati 6 vjet burg.

ORA 14: 30 POLICIA: MAKINA E GJEPALIT U QELLUA ME BRESHERI AUTOMATIKU 
Zbardhen nga policia rrethanat e ngjarjes. Kur makina në të cilën udhëtonte Gjepali, ka qenë në hyrje të Rrogozhinës i është zënë pritë dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Në këtë moment makina ka devijuar në një kanal.
Nuk dihet ende nëse dy të plagosurit kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtën makinë me viktimat apo jo, informon gazetari ynë në Durrës Artur Korriku.

ORA 14: 20 DREJTORIA E BURGJEVE: VETEM ASTRIT GJEPALI ISHTE NE BURG
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve saktëson se i dënuar që i ishte dhënë leja e posaçme ka qenë vetëm Astrit Gjepali. Ndërkohë që Halit Fici nuk rezulton i dënuar në Shqipëri

ORA 14: 08 TE BURGOSURIT MOREN LEJEN ME 9 JANAR DUHEJ TE KTHEHESHIN NE 13: 30 NE BURGUN E PEQINIT 
Mësohet se i burgosuri kishte marrë leje më 9 janar dhe në orën 13:30 duhej të kthehej sot në qelitë e Peqinit. Ata u ekzekutuan në makinë.

ORA : 14:07  ASTRIT GJEPALIT I KISHIN MBETUR 6 VJET BURG PER TE KRYER

Astrit Gjepali ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe organizatë kriminale, i kishin mbetur edhe 6 vjet e 7 muaj burg.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë aksin dhe po ushtron kontrolle në makina.

KUSH ISHTE ASTRIT GJEPALI 
Astrit Gjepali ishte kapo i një bande të njohur si banda e Gjepalit që ka vepruar në 1997. Anëtarë të bandës janë Astrit Gjepali dënuar me 25 vjet burg, Naim Qerimi dënuar me 25 vjet burg, Mirush Jareci Dënuar me 20 vjet burg, Bashkim Haxhia dënuar me 20 vjet burg.
Ata u akuzuan nga Prokuroria se vetëm brenda 24 orëve, në datat 15 dhe 16 shtator të vitit 1997, kanë vrarë pesë persona dhe kanë plagosur disa të tjerë. Viktimat e tyre kanë qenë shtetasit Luan Plaku, Kajmak Kullolli, Bilal Neza, Gëzim Beqiri e Nazmi Kopshti, ky i fundit punonjës policie. Këto vrasje nuk u vërtetuan dhe Astrit Gjepali u dënua me 25 vjet  për një vrasje të kryer në Zvicër. Në 2006 u ekstradua nga Italia dhe po kryente dënimin në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here