Home Sport Adnan Januzaj zgjedh kombëtaren e Kosovës

Adnan Januzaj zgjedh kombëtaren e Kosovës

858
1

januzajAs Shqipëri, as Belgjikë apo Angli, por Kosovën. Sulmuesi i Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, mund të zgjedhë kombëtaren kosovare. Këtë e bën të ditur portali turk “fanatik.tr”, ku shkruan se talenti i “Djajve të kuq” e ka marrë një vendim të tillë menjëherë pasi FIFA i lejoi përfaqësueses së Kosovës të luajë ndeshje miqësore.

Portali sportiv turk vë në gojën e Adnanit fjalët: “Në emër të popullit të Kosovës dhe të familjes sime, për t’i bërë ata të lumtur, zgjedhja ime do të jetë Kosova”. Turqia është një nga vendet që pretendon shërbimet e talentit, por në garë për të janë edhe Belgjika, Kroacia, Anglia dhe Shqipëria.

Në rast se lajmi i faqes turke të internetit konfirmohet zyrtarisht edhe nga familjarët e djaloshit, atëherë kjo ndoshta do të ishte zgjidhja më optimale për të plotësuar dëshirën e shqiptarëve, të cilët kërkojnë me ngulm që ylli i Junajtid të përfaqësojë kombëtaren KuqeZi.

Gjithsesi, deri në konfirmimin e një lajmi të tillë mbetet ende shumë, sepse për momentin Kosova mund të luajë vetëm ndeshje miqësore, deri në anëtarësimin në FIFA dhe UEFA me të drejta të plota.

1 COMMENT

  1. ishte me mir te zgjillte shqiperin, kosova dhe shqiperia jan nje dhe kjo eshte nje perçarje qe greket dhe serbet deshironin. kete krahina e kosoves e din mir. kudo qe kam qen me pa kombetaren brohoritet vetem shqip dhe shqiperi. jam i sigurt qe kudo qe te luhet fetem flamuri shqiptar do ngrihet e duhet te ngrihet. flamuri tjeter nuk esht shqiptar, ate jan kan dhen per te na perçar! prandaj i lutem krahines se kosoves te ken kujdes te mos perçahen. jemi nje popull, nje gjuh dhe nje gjak nga mijra vite. vetem te bashkuar do jemi me te forte kudo qe do te ndodhemi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here