Home Aktualitet Aktorja Hajrie Rondo apel per ndihme, vuan nga nje semundje e rende

Aktorja Hajrie Rondo apel per ndihme, vuan nga nje semundje e rende

613
0

Hajrie_RondoNjë thirrje për të ndihmuar aktoren e madhe të skenës shqiptare Hajrie Rondo e cila vuan nga një sëmundje e rëndë është përhapur në rrjetin social “facebook”. Aktorja nuk ka të ardhura të mjaftueshme financiare për tu kuruar ndaj në rrjetet sociale dhe në Bashkinë e Fierit po zhvillohet një fushatë sensibilizuese për ta ndihmuar. Ditën e sotme në sallën e Bashkisë Fier ftohen të gjithë qytetarët të japin një kontribut sa kanë mundësi në ndihmë të aktores Rondo. Ndërkohë më poshtë do të gjeni edhe një numër llogarie ku mund të kontribuojë kushdo që ka mundësi.

Aktorja Hajrie Rondo numëron më shumë se 120 role në teatër dhe film.

FUSHATA NË FACEBOOK

Miq të nderuar!

Bashkë jemi mësuar të ndajmë gëzimet, punët e mira, arritjet, sukseset tona, të cilat i konsiderojmë si të përbashkëta, përsa kohë jemi pjesë e një shoqërie, e pjesë e së tërës, rracës njerëzore.
Por, ashtu si të mirat, ne obligohemi të ndajmë edhe fatkeqësitë, ato të cilat nuk na lajmërojnë, ato, që na vijnë kur ne jemi të papërgatitur, kur ne vijojmë të thurim ëndrra e të shtrojmë rrugët e shpresës…

Kështu ndodhi edhe me të Madhen, ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare, aktoren Hajrie Rondo. Ajo sot vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk ka mjetet e nevojshme financiare për kurim.

Miq të dashur!

Hajria, me mbi 120 role, ka dhënë kaq shumë për artin e kulturën shqiptare, duke u bërë “ambasadore” e kulturës sonë edhe jashtë kufijve, prandaj le të japim ne sot diçka për të….

NDIHMOJENI HAJRIEN, SEPSE AJO KA NEVOJË ME SHUME SE KURRE!

Ne sapo kemi nisur një fushatë sensibilizuese për dhurim në ndihmë të aktores, bashkohu edhe TI me ne.
Nesër, në sallën e Bashkisë Fier, ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat e ndiejnë se mund të japin ndihmë për këtë Grua të Madhe, të bëhen pjesë e nismës sonë.

Aktiviteti nis në orën 09.00

Ju mund të jepni kontributin Tuaj për Hajrien edhe
në numrin e llogarisë në BKT 526384171

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here