Home Aktualitet Maqedonia devijon lumenjte drejt Shqiperise

Maqedonia devijon lumenjte drejt Shqiperise

728
0

lumi-radikaPushteti lokal në Dibër, ambientalistët dhe shoqëria civile i kërkojnë qeverisë shqiptare që të mos pranojë projektin energjetik Fusha e Lukovës, i propozuar nga pala maqedonase. Projekti parashikon kapjen e ujërave të malit Korab, që derdhen në lumin Radikë, dhe riorientimin e tyre nga pellgu i Drinit në atë të Vardarit.

Këshilli i komunës Dibër, kryetari i komunës dhe shoqatat joqeveritare, nëpërmjet një letre zyrtare kërkojnë që urgjentisht të shqyrtohet dhe ndërpritet çdo aktivitet i mëtejshëm për realizimin e këtij projekti, duke marrë parasysh pasojat negative dhe të dëmshme nga kapja e këtyre ujërave, si për popullatën, ashtu dhe ambientin jetësor dhe natyrën e kësaj pjese të mbrojtur dhe piktoreske.

Në letër theksohet: “Kërkojmë nga qeveria e Republikës, si anë e interesuar dhe që i tangon kjo çështje, lidhur me pasojat negative me kapjen e këtyre ujërave që derdhen në lumin Radikë, e pastaj vazhdojnë nëpërmjet liqenit të Dibrës në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kaskadën e Drinit, që brenda kompetencave dhe fuqisë ligjore e institucionale të ndërmerr masa për mosrealizimin e këtij projekti energjetik”.

Kundërshtitë e komunës Dibër dhe banorëve të kësaj zone për projektin energjetik Fusha e Lukovës, të kërkuar nga pala maqedonase datojnë që me prezantimin e projektit. Kryetari i komunës Dibër, Ruzhdi Lata e ka konsideruar projektin të papranueshëm, përpara përfaqësuesve të Bankës Botërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here