Home Ekonomi Kompania ADA Petrol penalizohet me 8.4 mln euro

Kompania ADA Petrol penalizohet me 8.4 mln euro

551
0

ulddedajKompania e naftës ADA Petrol do të paguajë në shtet 1.17 miliardë lekë të reja, ku përfshihen 390 milionë lekë detyrim i munguar dhe 780 milionë lekë gjobë, njoftuan burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Pas zbulimit të trafikut të 4400 tonëve naftë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganës ka penalizuar kompaninë Ada Petrol me 1.17 miliardë lekë të reja ose 8.4 milionë euro. Kjo kompania u zbulua më 2 tetor në Doganën e Lezhës, ku detyrimet e shmangura arrinin vlerën e rreth 4 milionë dollarëve.

Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, më datë 02.10.2013, në Degën e Doganës Lezhë, kishin zbuluan hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4.400 tonëve karburant gazoil. Karburanti ndodhej në depozitat në Shëngjin, në pronësi dhe përgjegjësi të kësaj kompanie dhe ishtë plumbosur nga autoritetet doganore.

Ada Petrol është në pronësi të vëllait të ish-deputetit demokrat, Gjok Uldedaj. Bëhet fjalë për aksionerin Tonin Uldedaj, i cili është këshilltar i djathë në bashkinë e Lezhës.

Me hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 390.215.111 lekë. Për këtë shkelje, subjekti është penalizuar në shumën 780.430.222 lekë. Në total ai duhet të paguajë në arkën e shtetit 1.170.645.333 lekë, afro 8.4 milionë euro.

Kryetari i degës Doganës Lezhe u pezullua menjëherë nga detyra.

Për kompaninë ADA Petrol është depozituar edhe kallzimi për veprën penale të “kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë”, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here