Home Aktualitet 9-vjeçarja lufton me vdekjen, ka vetëm 2 javë kohë.

9-vjeçarja lufton me vdekjen, ka vetëm 2 javë kohë.

562
0

valentina-hoxhaValentina Hoxha është vetëm 9-vjeç, por fati i lig e ka shtyrë në një betejë të vështirë për tu fituar, në betejën mes jetës a vdekjes.

Vajza ka një javë që ndodhet e shtruar në gjendje tepër të rëndë në shërbimin e pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza”, pas zbulimit krejt të papritur se vuan nga një sëmundje e trashëguar që po dëmton çdo ditë e më shumë mëlçinë, që thuajse ka dalë jashtë funksionit.

Babai i 9-vjecares , Uran Hoxha shprehet për mikrofonin e “News24”, se: “Është e sëmurë plotësisht, si nga sytë si nga trupi, është komplet e zverdhur, nuk ha fare ushqim, edhe atë ushqim që e ha e nxjerr, nuk i pranon më organizmi asgjë. Tek ky spital nuk i kam më shpresat, kam biseduar me doktorët, jo se nuk më është përgjigjur mjeku, madje më ka bërë punë jashtëzakonisht të madhe”.

Jashtë kameras mjekë të spitalit pranojnë gjendjen tejet kritke të vajzës, duke thënë se ka ende një dritë shprese që mbetet transplantimi i mëlçisë. Por një transplant i mëlçisë i pa realizueshëm në vend, në spitalet e huaja kushton jo pak, por nis nga 70 deri ne 180 mijë euro të cilat familja Hoxha nuk i ka.

Babai i vajzës thotë se: “Janë 3 variante, Francë, Itali e Stamboll. Për në Turqi duhen 70 mijë euro”.

Nisur nga gjendja tejet e rënduar e fëmijes që agravohet çdo ditë, mjekët janë shumë pak optimist se vajza do ia dalë të jetojë edhe për një javë, ndoshta dy, nëse nuk i nënshtrohet urgjentisht ndërhyrjes.

Në një situatë të tillë prindërit e vajzës luten për ndihmë duke thënë se as nga Ministria e Shëndëtësisë nuk ka dhënë sinjal shprese.

Uran Hoxha, babai i 9 vjeçares apelon për ndihmë financiare, i bën thirrje kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë, për të shpëtuar jetën e vajzës. I përlotur, ai shprehet se: “Vëllai ka vajtur tek Ministria e Shëndetësisë, ka biseduar me ministrin e shëndetësisë. Ministri është dakord por thotë se nuk ka fonde. Pa vazjën nuk e kam çe dua jetën. I lutem të gjithë motrave, apo vëllezërve të shpëtojnë një jetë fëmije, një jetë njeriu, është vetëm 9 vjeç”.

Për të kontaktuar me babain e vajzës, Uran Hoxha, mund të telefononi në numrin e tij personal 069 84 36 048.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here