Home Aktualitet Vazhdon aksioni i mbylljes se kazinove, 285 persona ne prokurori

Vazhdon aksioni i mbylljes se kazinove, 285 persona ne prokurori

619
0

policia-prokuroriVazhdon aksioni për bllokimin dhe sekuestrimin e lojërave të fatit dhe pikave të basteve në vend. Në vijim të operacionit policor të koduar “Fund Marrëzisë”, të nisur që prej ditës së hënë, uniformat blu në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Drejtorinë e Lojërave të Fatit kanë kontrolluar në gjithë vendin 1004 subjekte. Ministria e Brendshme ka publikuar ditën e djeshme të dhënat e fundit lidhur me operacionin e policisë, për bllokimin e gjithë kazinove dhe pikave të basteve që kanë zhvilluar aktivitetin e tyre në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas njoftimit të ministrisë, deri tani në gjithë vendin janë bllokuar 402 subjekte, janë proceduar penalisht 287 subjekte dhe 285 persona. Ndërkohë që, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 1477 makineri lojërash fati e pajisje, si dhe 118 kompjutera dhe 400 monitorë (televizorë) në subjektet e pikave të basteve. Ndërkohë që, ditën e djeshme, në Prokurorinë e Tiranës është bërë edhe regjistrimi i 15 kallëzimeve të para penale për subjektet që janë munduar të fshehin të ardhurat dhe detyrimet e tyre tatimore.

Aksioni
Operacioni policor për bllokimin e lojërave të fatit dhe pikave të basteve është zhvilluar edhe ditën e djeshme në kryeqytet. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se mesditën e djeshme janë zhvilluar dy operacione të tjera të policisë, në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë”, në zonën e “Ali Demit” dhe në Kombinat. Sipas këtyre burimeve, forca të shumta policie në të dyja këto zona janë përfshirë për të hapur me forcë kazinotë që ishin mbyllur më parë nga pronarët e tyre. Sipas policisë, pronarët i kishin mbyllur që më parë kazinotë e tyre, për t’i shpëtuar sekuestrimit nga ana e policisë. Të njëjtat burime sqarojnë se pronarët e këtyre subjekteve kanë qenë të vetëdijshme për mangësitë që kanë pasur në dokumentacionin e tyre dhe për këtë arsye ata i kanë mbyllur kazinotë. Por, forcat e policisë i kanë hapur ato me forcë dhe kanë bërë bllokimin e tyre. Sipas policisë, prej dy ditësh disa prej pronarëve të pikave të basteve dhe lojërave të fatit kanë djegur dhe zhdukur dokumentacionin, ku vërtetohet se kanë kryer aktivitet me evazion fiskal.

Operacioni në rrethe
Forca të shumta policie prej disa ditësh janë përqendruar tek aksioni për bllokimin e lojërave të fatit, aksion që është zhvilluar me të njëjtat ritme në të gjitha qarqet e vendit. Strukturat e Policisë së Qarkut të Elbasanit, : janë bllokuar 30 subjekte, janë kontrolluar 144 subjekte, janë proceduar 33 subjekte dhe 33 persona, janë sekuestruar 105 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitorë. Nga ana e strukturave të Policisë së Qarkut Fier janë bllokuar 8 subjekte, janë kontrolluar 173 subjekte, janë proceduar 37 subjekte dhe 37 persona, janë sekuestruar 202 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve janë bllokuar 8 kompjuter dhe 30 monitor. Sipas policisë, të gjitha materialet e sekuestruara janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë 1647 pajisje, pranë Tatimeve 162 pajisje dhe lënë në ruajtje 186 pajisje.

Dëmi ekonomik
Dëmi që i ka shkaktuar shtetit aktiviteti i këtyre subjekteve është i madh. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se ende ekspertët nuk kanë dalë në shifra konkrete për dëmin që i është shkaktuar shtetit nga aktiviteti i kazinove, por ky dëm mendohet të jetë i madh. Ndërkohë, lidhur me shifrat e fundit të publikuara në media, të cilat e deklarojnë dëmin afro 110 milionë dollarë në vit, Ministria e Financave sqaron se kjo shifër është një e dhënë paraprake dhe se ditët në vijim do të mund të përcaktohet shifra e saktë e dëmit, që mund të jetë më shumë se 110 milionë dollarë, ose më pak se aq. Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Financave ka njoftuar se dëmi që i është shkaktuar shtetit nga mospagimi i taksave pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shkon rreth 256,015,850 lekë, ose 2.5 milionë dollarë në vit. Ndërkohë që, dëmi total që i është shkaktuar arkës së shtetit, ende nuk është përcaktuar nga ekspertët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here