Home Aktualitet Gjykata e Apelit rikthen në detyrë Shemsi Prençin

Gjykata e Apelit rikthen në detyrë Shemsi Prençin

756
0

shemsi-prenciGjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës, 6 gusht 2013, e cila rrëzoi vendimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, dhe rikthen në radhët e policisë ish-drejtorin e Përgjithshëm të saj, Shemsi Prençi.

Prençi u përjashtua me vendim të drejtuesve të Policisë së Shtetit me firmë të drejtorit të Përgjithshëm, Hysni Burgaj. Me vendimin e Apelit anulohet akti administrativ, vendimi nr.38 date 27.04.2012 i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për dhënie mase disiplinore “Përjashtim nga Policia”, ndaj Shemsi Prencit.

Prençi në momentin e largimit nga policia mbante postin e drejtorit të policisë për qarkun e Dibrës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj e shkarkoi Prençin me motivin e kryerjes së veprimeve të pahijshme dhe mosushtrim të kompetencave, ndërsa vetë Prençi në atë kohë denoncoi abuzimet e shtetit me biznesin e kromit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here