Home Aktualitet Gjykata Kushtetuese hedh poshte vendimin per IMEI

Gjykata Kushtetuese hedh poshte vendimin per IMEI

78
0

gjykata-kushtetuese“Pasi morri në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e vendimit nr. 354, datë 04.06.2014, të Këshillit të Ministrave, në bazë të nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, me vendimin e datës 17.09.2014, njëzëri.

Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”- njofton Kushtetuesja.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD-së, Eduard Halimi i bëri thirrje kryeminsitrit, Edi Rama që të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe vendimet e tjera të kësaj gjykate, të cilat janë të detyrueshme, janë të panegociueshme.

Zbatimi i vendimit të gjykatave ka të bëjë me themelin e demokracisë, dhe kjo është një betejë që Partia Demokratike do ta bëjë çdo ditë, pa u lodhur, në emër të interesave të vendit, theksoi më tej Halimi.

Previous articleVizita e Papes, asnje mase sigurie nga Vatikani
Next articleUniversitetet, lista e fituesve te rinj per çdo dege

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here