Home Aktualitet Vizita e Papes, asnje mase sigurie nga Vatikani

Vizita e Papes, asnje mase sigurie nga Vatikani

510
0

Francesco-AlbaniaSiguria e Papa Françeskut gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri më 21 shtator është vendosur edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave botërore. Në një shkrim të saj, agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se Vatikani nuk do të marrë asnjë masë sigurie shtesë për të mbrojtur Papën gjatë udhëtimit të tij 11 orësh në Shqipërinë, me shumicë myslimane, pavarësisht raportove për kthim të militantëve islamikë nga Lindja e Mesme.

“Associated Press” i referohet pohimeve të pak ditëve më parë të Federico Lombardit, i cili u shpreh se në Tiranë, Papa do të përdorë të njëjtën makinë të hapur, që përdor në sheshin “Shën Pjetri” për të përshëndetur turmat e njerëzve. Oficerët e sigurisë së Vatikanit janë të qetë, shtoi ai, për vizitën 11-orëshe të Papës në Tiranë.

Lombardi tha se ndërsa ekziston një shqetësim i përgjithshëm në lidhje me kërcënimin e Shtetit Islamik, “nuk ka kërcënime specifike ose rreziqe që do të ndryshojnë sjelljen e Papës apo mënyrën e organizimit të udhëtimit”.

Papa pritet të mbërrijë në Tiranë të dielën më 21 shtator. Vizita e tij do të kulmojë me mbajtjen e meshës kryesore në sheshin “Nënë Tereza”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here