Home Sport Basketboll, Amerika shpallet kampion bote. Mund ne finale Serbine 129-92

Basketboll, Amerika shpallet kampion bote. Mund ne finale Serbine 129-92

102
0

usa-serbiaNuk ka surpriza në finalen e Botërorit të Basketbollit. Ashtu siç pritej SHBA shpallet kampione per të dytën herë radhazi. Në finalen e zhvilluar në Madrid amerikanët shkatërruan Serbinë duke e fituar ndeshjen 129-92 dhe u shpallun kampionë botë për herë të pestë në histori. Skuadra e përbërë nga yjet e NBA-së nuk humbet që nga viti 2006 nuk zhgënjeu pritshmëritë dhe fitoi medaljen e artë duke qënë thuajse perfekte edhe ne gjuajtjet për tre pikë.

Përveç një nisje të mirë të serbëve që arritën edher rezultatin parcial 15-7 amerikanët dominuan gjithë finale duke shkruar në një moment edhe në avanatzh të 40 pikëve. Serbët bënë një kampionat mjaft të mirë por përballë superfuqisë amerikane nuk mund të bënin më shumë.Një fitore e madhe për SHBA-në me kapitenin James Harden që ngre kupën e Botës dhe Irving që shpallet lojtari më i mirë i turneut.

Pavarësisht mungesës së yjeve të mëdhenj si LeBron James, Kevin Durant, Chris Paul, Carmelo Anthony e Dëyane Wade, skuadra amerikane vijon serinë positive me 63 ndeshje radhazi pa humbje që nga viti 2006 dhe bëhet e para skuadër që fiton katër turne radhazi dy Olimpiada dhe dy Kampionate Botërorë.

Previous articleGjykata nxjerr Fullanin nga burgu, e le ne arrest shtepie
Next articleVizita e Papes, asnje mase sigurie nga Vatikani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here