Një aksident tragjik, ku 3 fëmije të familjes Kola kanë humbur jetën ka ndodhur pak pas mesnatës së të shtunës në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy motrave dhe vëllait të tyre. (në foto makina e aksidentuar)
Makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Viktimat janë Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjec, ndodhet në gjëndje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip golf 2 me targa KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër tip golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.
Sipas grupit hetimor në vendngjarje, shkak i aksidentit ka qënë manovra e gabuar e automjetit me të cilin udhëtonin tre fëmijët. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tjetër, 27 vjecarin Mark Marku, nga Mamurrasi.
Per sqarim:
Fajtor per kete aksident ka dale ky spurdhiaku mark marku dhe eshte denuar me 8 vjet burgim…