Home Aktualitet Vlore: vdesin 2 të mitur nga asfiksimi pas renies se zjarrit në...

Vlore: vdesin 2 të mitur nga asfiksimi pas renies se zjarrit në shtëpi

623
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë mbrëmjes së të hënës duke zbardhur dita e martë. Dy fëmijë te Familjes Nelaj janë asfiksuar në banesën e tyre në lagjen “24 Maji”, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur nga fqinjët pasi prindërit ndodheshin në punë në ndërrmarjen komunale të qytetit.

Policia dyshon se shkak ka qënë një furnelë ngrohese e harruar ndezur, flakët e së cilës janë përhapur me shpejtësi në banesë. Fqinjët kanë pikasur zjarrin dhe kanë rendur të shpëtojnë fëmijët, por tepër vonë, trupa e pajetë të fëmijëve të moshës 3 dhe 4 vjec, moter e vella nuk mundën të nxirren gjalle nga banesa. Ata i kane gjetur te asfiksuar viktimat ne oborrin e baneses. Duket se femijet ishin perpjekur te dilnin nga shtepia qe digjej.
Policia bën të ditur se fëmijët qëndronin vetëm gjatë natës, pasi prindërit punonin pas orës 11:00 në ndërmarjen komunale të qytetit, si pastrues. Cifti ka dhe nje femije tjeter me te madh qe naten e tragjedise nuk ndodhej ne banese.

Ngjarja e rende sot ne Vlore sjell ne vemendje ngjarjen e pak muajve me pare ne Sukth te Durresit, ku 4 vogelushe te familjes Xheka gjeten vdekjen nga asfiksia pas nej zjarri ne banesen e tyre. Ne momentet e renda femijet ndodheshin vetem ne banese pasi nena e divorcuar ndodhej ne pune.

Paraprakisht specialistet e policise mendojne se, fëmijët kanë humbur jetën nga asfiksia, pasi nga keqyrja e trupave te tyre nuk jane konstatuar shenja te djegies. Nderkohe qe, hetime te hollesishme jane hapur per kete ngjarje te rënde nga autoritet policore.

Babai: Fëmijët mi vrau varfëria
Babai i dy fëmijëve të asfiksuar në Vlorë, deklaron për News 24 se fëmijët e tij u vranë nga varfëria, pasi sipas tij, ata nuk kishin një strehë ku të jetonin normalisht. “Jetonim në një banesë me qera, në kushte të vështira. Para 3 muajsh kam filluar punë në një firmë pastrami. Fëmijët e mij i vrau varfëria, kushtet e këqija ku jetonin”, shprehet Lorenc Lela.

Babai rrëfen se mbrëmjen kur fëmijët e tij u asfiksuan ndodhej në punë, ndërsa shton se “po atë natë djali kishte ftohtë, kërkonte të kishte pranë kaloriferin, prandaj fjetën në dhomën tonë të gjumit”, sic thotë ai.

Mësohet se fëmijët do të përcillen për në banesën e fundit nga shtëpia e gjyshërve të tyre, ndërsa vizitat për mort janë bërë në shtëpitë e fqinjëve, prandaj kryefamiljari Lela nge zërin dhe i kërkon ndohmë shtetit. “Shteti të na ndihmojë me një shtëpi”, deklaron ai. Kryefamiljari sqaron më tej se lajmin e hidhur për humbjen e fëmijëve, e ka marrë nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here