Home Aktualitet Diveroli denohet me 4 vjet burg pasi mashtroi Pentagonin

Diveroli denohet me 4 vjet burg pasi mashtroi Pentagonin

599
0

Efraim Diveroli, kreu i kompanisë amerikane AEY që arriti të mashtrojë Pentagonin u dënua të hënën me katër vjet heqje lirie në një burg federal. Ai u gjet fajtor se kishte gënjyer Pentagonin duke ripaketuar municione të ndaluara kineze për t’i dërguar ato në Afganistan për ushtarët e atij vendi të cilët lluftojnë krah për krah me forcat e aleancës kundër talebanëve. Duke dhënë vendimin, gjykatësi i cëshjtes, Joan Lenard mirëpriti vendimin e Diverolit për të pranuar fajin, por shtoi se 25 vjecari meritonte të qëndronte në burg pasi skema e tij mund të kishte rrezikuar jetën e ushtarëve amerikanë në Afganistan. Nga ana e tij Diveroli u shpreh gjatë seancës se pasuria që kishte vënë në mënyrë të menjëhershme në një moshë kaq të re dhe kohët e bukura që kishte kaluar si njeri i pasur nuk ia kishin vlejtur për asgjë. “Nuk ia ka vlejtur për asgjë vuajtja që kam kaluar unë dhe familjaret e mi per shkak te veprimeve te mia” deklaroi Diveroli. Por problemet nuk mbarojnë me kaq për 25 vjecarin Efraim Diveroli. Ai mund të dënohet edhe me 10 vjet të tjera heqje lirie për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjatë kohës që Diveroli priste vendimin e gjykatës për mashtrimin e Pentagonit, policia arrestoi 25 vjecarin ne Majemi me arme për të cilën nuk kishte leje. Për këtë akt, një gjykatë në Orlando mund ta dënojë atë me 10 vjet të tjera burg. Vendimi për këtë cëshjte do të jepet me 25 Janar. 25 vjecari së bashku me punonjës të tjerë të kompanisë AEY i kanë shitur ushtarëve amerikanë në Afganistan municione kineze duke i ripaketuar ato si shqiptare . Kontrata e lidhur mes AEY dhe Pentagonit ne 2007 kishte vleren e 298 milionë dollarëve. Ky skandal i përmasave të mëdha, i cili përfshiu autoritetet më të larta shqiptare u zbulua menjëherë pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Në tv NEWS24 dëshmitari kyc Kosta Trebicka denoncoi i pari permasat e këtij skandali, i cili kishte zanafillën në Gërdec pikërisht aty ku kryhej dhe ripaketimi i municioneve. Kosta Trebicka me pas humbi jetën në mënyrë të mistershme në një aksident automobolistik në zonat e thella të Korcës. Janë mbi 90 milion municione kineze, të cilave, Diveroli u falsifikonte stampa duke i shitur ato si të prodhuara në Shqipëri. SHBA e kanë të ndaluar me ligj blerjen e fishekëve nga Kina. E ndersa Diveroli ka pranuar fajin për fisheket kineze dhe pret denimin, deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë fajtor për këtë aferë edhe pse transporti kryhej me dijeni të autoriteteve të Tiranës.Trafiku i fishekëve drejt Afganistanit u bë pjesë e debateve dhe akuzave të ashpra në politikë edhe mes maxhorancës dhe opozitës. Menjehëre pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit ku 26 vete humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë u plagosen prokuroria krahas hetimeve për tragjedinë nisi hetimin dhe për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Këto hetime deri tani nuk kanë nxjerrë asgjë në dritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here