Home Aktualitet Ministria e Mbrojtjes rrethon aeroportin e Gjadrit

Ministria e Mbrojtjes rrethon aeroportin e Gjadrit

540
0

gjader-albaniaForcat e Armatosura kanë rrethuar pistën e aerodromit ushtarak të Gjadrit me qëllim ndalimin e uljes së avionëve. Ky veprim vjen pas publikimit në News24 të dokumentit të SHISH ku citohej se në bazën ushtarake të Gjadrit është ulur një avion i vogël me të cilin dyshohet se kryhet trafik droge. 

Blloqe betoni, tela janë vendosur sot nga ushtarë në gjatësinë e pistës prej 3.5 km të gjatë ndërsa forca të policisë ushtarake kanë rrethuar ambientet ushtarake. 

Gazetari Pjetër Gjini bën me dije direkt nga Gjadri se ushtarakët kanë vënë blloqe betoni tek pista kryesore, tek një pistë rezervë dhe një pistë tjetër e vogël, të gjitha në bazën ushtarake të Gjadrit. 
Aksioni do vijojë dhe ditën e hënë dhe të martë të javës që vjen. 

Disa orë pas aksionit, Ministria e Mbrojtjes institucionalisht dha shpjegime mbi betonizimin e aerodromit të Gjadrit. 
Sipas këtij dikasteri, aksioni është ndërmarrë në kuadër të masave për ruajtjen e objekteve në konservim. 
“Ministria e Mbrojtes në kuadër të përmirësimit të masave për ruajtjen e objekteve në konservim të forcave të armatosura merr masa të tilla si në rastin e aerodromit të Gjadrit”. 

Ndërkohë të enjten në emisionin “Ajsberg” banorë të zonës dëshmuan se kanë parë në pistën e Gjadrit të ulet një avion i vogël i bardhë. Banorët nuk ditën të thonë arsyen, por pohuan se avioni nuk ka qenë ushtarak. 

Hila
Kurse, zëvëndësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila i kontaktuar nga News24 mbi operacionin ushtarak në Gjadër thotë se “nuk është i autorizuar të thotë më shumë”. 

I pyetur nëse kjo masë po merret pas akuzave për trafik droge me avione në bazat ushatarake të braktisura, Hila thotë se “Ministria e Mbrojtjes e ka të mbyllur cështjen e avionëve. Për cështjen e avionëve u prononcuan institucionet. Nuk kemi ndër mend të merremi me njerëz që lexojnë Kafkën”, tha Hila. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here