Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në kryeqytet, ku një menaxher i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
Gjithçka ka ndodhur në banesën e tij, pranë Prokurorisë së Tiranës, aty ku familjarët e kanë gjetur të pajetë Lulzim Saliasin 42 vjec. Nga burimet zyrtare të policisë, siç bën me dije gazetari Spartak Koka, Saliasi, menaxher në linjen e shoqërise së autobusëve të Unazës së Tiranës është vetëvrarë duke prerë damarët.
Që prej mëngjesit të sotëm, familjarit e 42-vjecarit tentonin ta telefononin por pa mundur të lidhen me të. Kur kanë shkuar në banesën e tij, kanë shqyer derën dhe e kanë gjetur të pajetë menaxhierin.
Nga të dhënat e parë të policisë, bëhet me dije se Saliasi ka lënë edhe një letër sqaruese për familjarët. Po të njëjtat burime zbardhin edhe përmbajtjen e letrës së lamtumirës që Saliasi la për familjen.
Në letër ai shprehte pendesën e thellë dhe ju kërkonte falje familjarëve për aktin e rëndë. 42-vjeçari i linte bashkëshortes amanet dy vajzat e tij dhe i kërkonte që të kujdesej për to.
Sipas policisë, arsyet që e kanë shtyrë drejt vrasjes dyshohet të kenë qenë borxhet e pashlyera që ka pasur, të paktën kështu kuptohet nga letra.
Policia po heton për ngjarjen, ndërsa pritet që trupi i pajetë i 42-vjecarit t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.