Policia e Spanjës e ka vënë nën hetime formale makinistin e trenit, që doli nga binarët teksa udhëtonte nga Madridit në drejtim të El Ferrol, ku humbën jetën rreth 80 pasagjerë dhe u plagosën 140 të tjerë.
Kompania shtetërore e hekurudhave bëri të ditur se është shumë herët që të përcaktohet shkaku i përplasjes së trenit, por mediat raportojnë se treni lëvizte me shpejtësi prej 190 kilometrash në orë, në një kthesë ku shpejtësia nuk duhet të kalojë më tepër se 90 km/orë.
Në tren udhëtonin pushuesit dhe pelegrinët që udhëtonin për manifestimet në Santiago de Compostela, në rajonin Galicia. 95 të plagosur po marrin ndihmën mjekësore në spital, ndërsa 36 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.