Home Aktualitet Shpërthen automjeti BMW X6 i nje biznesmeni nga Laçi

Shpërthen automjeti BMW X6 i nje biznesmeni nga Laçi

504
0

bmw-x6-shperthimNjë automjet shpërtheu në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë, në një zonë mjaft të populluar.

Ngjarja u shënua rreth orës 21:30 minuta të së hënës, (23 shtator) kur ka shpërthyer automjeti BMW X 6 me targë AA 888YG në emër të Edmond Ndoj nga Laçi.

Ndoj ka deklaruar se makinën ia kishte shitur Arben Xhaferrit, biznesmen ndërtimi po nga Laçi, i cili dyshohet se ka qenë shenjestra e shpërthimit të qëllimshëm.

Shpërthimi me eksploziv me fitil përveç ka dëmtuar pjesën e përparme të automjetit ka dëmtuar edhe dy makina pranë, njëra prej tyre Audi, në pronësi të një dentisti.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz dhe konstatohen vetëm dëme materiale, pasi makina ishte e parkuar dhe zotëruesi i saj nuk gjendej në makinë në çastin e shpërthimit.

Makina BMW ishte parkuar disa orë para shpërthimit, ndërsa Audi pak minuta para shpërthimit. Sipas dëshmisë së një banori të zonës shpërthimi ishte i fuqishëm dhe makina mori flakë, e cila më pas u shua.

Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje biznesmenin Xhaferri, i cili ka pohuar se e ka blerë makinën para dy muajsh.

Në vendngjarje kryen veprimet hetimore forcat e komisariatit numër 2, forcat “Shqiponja”, focat genius dhe antieksploziv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here