Home Sport Cikalleshi dhuron spektakel dhe gola

Cikalleshi dhuron spektakel dhe gola

571
0

cikalleshiRNK Split ka arritur të arrë një tjetër fitore në Kupën e Qarkut. Cikalleshi, jo vetëm që ka udhëhequr skuadrën e tij në fitore, por ka dhuruar edhe spektakël me një nga golat e shënuar. Fitorja është arritur ndaj Solin me rezultatin 2-0, në raundin çerekfinal të këtij kompeticioni.
Gola që janë shënuar nga bomberi i Kombëtares në minutat 27-të dhe 52. I pari është realizuar në stilin “Toti”, me goditje alla “Panenka”. Veprim prej bomberi me eksperiencë dhe siguri të lartë përballë portierit kundërshtar, ku sulmuesi i Kombëtares nuk ka menduar vetëm që të shënojë, por edhe të dhurojë spektakël me golin e realizuar. Goli i dytë ka ardhur si pasojë e një pasimi nga njëri prej lojtarëve të skuadrës së tij dhe më pas Cikalleshi, ka pasur detyrën e finalizimit të atij aksioni, për të dyfishuar shifrat e takimit.
Rezultat që më pas i ka dhënë të drejtën trajnerit të RNK-së që ta zëvendësojë Cikalleshin dhe dy lojtarë të tjerë të ekipit, për t’i bërë vend edhe tre lojtarëve të rinj që nuk kanë pasur shumë hapësira. Sulmuesi nuk ndalet së udhëhequri skuadrën kroate në sukseset e saj dhe ndeshja e djeshme, e vlefshme për Kupën e Qarkut, që shërben si një ndeshje kualifikuese për Kupën e Kroacisë në edicionin e ardhshëm, ka qenë një tregues i qartë i këtij fakti.
Forma e mirë e sulmuesit të Kombëtares është duke shërbyer jo vetëm për aspektin personal të Cikalleshit, por edhe për ecurinë pozitive të skuadrës kroate në ndeshjet që ajo është duke zhvilluar në kampionatin kroat apo edhe ato të vlefshme për Kupën e Kroacisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here