Home Sport Shalke përjashton nga ekipi Boatengun dhe Hëger

Shalke përjashton nga ekipi Boatengun dhe Hëger

530
0

boatengKlubi i Shalke 04 ka marrë një vendim drastik teksa ka përjashtuar nga ekipi mesfushorin ganez Kevin Princ Boateng, me arsyetimin se lojtari nuk është treguar profesionist gjatë këtij sezoni.
Lajmi është bërë publik nga klubi gjerman, i cili, me anë të një komunikate zyrtare, ka sqaruar opinionin publik:
“Pas humbjes së pësuar të dielën e kaluar, siç është thënë nga drejtori sportiv i klubit, Heldt, janë marrë disa vendime të rëndësishme: Kevin Princ Boateng dhe Sidnei Sam janë përjashtuar nga gjiri i skuadrës, ndërsa Marko Hëger është pezulluar deri në datën 16 maj.
Lojtarët e lartpërmendur nuk do të marrin pjesë në seancat stërvitore dhe në ndeshjet e ekipit”, thuhet në komunikatën e klubit. Shalke 04 momentalisht nuk është në pozita të mira në tabelën e klasifikimit dhe me siguri që kjo ka ndikuar që klubi të përdorë “dorën e rëndë” karshi lojtarëve të përjashtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here