Home Bota Oslo, sulmuesi një norvergjez, ekstremist ksenofob

Oslo, sulmuesi një norvergjez, ekstremist ksenofob

803
0

Indetiteti i personit që kreu sulmet në kryeqytetin norvegjez dhe lidhjet kanë dalë në pah, pas hetimeve të kryera nga forcat e policisë në shtëpinë e tij. Sipas të përditshmes norvegjeze, “The North Post”, organet policore kanë rapotuar se personi që qëndron pas sulmeve të dyfishta në Oslo dhe atij me armë në Utoya, në kampin e të rinjve, është i njëjti individ, i arrestuari 32 vjeçar me origjinë etnike norvegjeze, Andre Behring Breivik.
Pavarësisht spekulimeve të shumta mediatike e politike se prapa sulmeve të kryera në Norvegji qendronin celulat e Al Kaedës, Andres Behring ka qënë anëtar i grupeve ekstremiste të djathta të Norvegjisë Lindore.
Hetimet e fundit kanë zbuluar edhe detaje të tjera se ai mbante dy armë zjarri të regjistruara si dhe administronte një biznes të vogël bujqësor që prej vitit 2009.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here