Home Aktualitet Ndahet nga jeta ikona e humorit, Skender Sallaku

Ndahet nga jeta ikona e humorit, Skender Sallaku

1001
0

skender-sallakuKa ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit dhe cirkut të Tiranës, “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku. Ish-kampioni kombëtar në Mundje Klasike, që për dhjetëra vite me rradhë dhuroi buzëqeshje për të gjithë shqiptarët, mësohet se prej gati një muaji ishte i shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, kancer në stomak.

Burime nga spitali kanë bërë të ditur se, Sallaku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:30 minuta. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e aktorit të njohur dhe zëdhënësi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Bëhet e ditur se, aktori i madh, “Artisti i Popullit”, Skënder Sallaku kishte rënë në koma që në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme pasi i ishte nënshtruare dy operacioneve në stomak, por nuk ishte bërë i mundur shpëtimi i tij.

ORA 08:41 KUMBARO: LAMTUMIRE SALLAKU, PERSONIFIKIMI I GAZIT
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka ngushëlluar familjen Sallaku për humbjen e njeriut të dashur dhe aktorit të madh të humorit.

“Njeriu që ikën duke lënë duke na lënë humorin dhe të qeshurat! Lamtumirë Skënder Sallakut – personifikimi i gazit dhe ndjenjës së mirë!”, shkruan ministrja Kumbaro në profilin e saj në Facebook.

ORA 08:35 PREFEKTI, VORPSI: TIRANA SOT MË E VARFËR PA SALLAKUN
Për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Skënder Sallaku, mesazh ngushëllimi ka dhënë edhe prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi.

“Sot, Tirana shënon 94-vjetorin e shpalljes kryeqytet. Por kjo ditë bëhet më e varfër për të gjithë kur mësojmë se ikona e artit kryeqytetas, Skënder Sallaku, nuk do të jetë më fizikisht me ne. Ngushëllime familjes për njeriun e tyre të dashur, i cili i dha Tiranës shembullin më të mirë në aktrim, cirk e më gjerë. Respekte përjetë “Artistit të Popullit” që i dha shumë vendit dhe mori pak prej tij”, shkruan në Facebook, prefekti Vorpsi.

KUSH ISHTE AKTORI I NJOHUR SKENDER SALLAKU
Skënder Sallaku “Artist i Popullit” është njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish sot kujtohet nga të gjithë për interpretimin e tij brilant në cirk dhe në estradë.

Kllouni i parë i cirkut shqiptar ka lindur në Tiranë më 25 janar 1935. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.

Fillimisht Skënderi filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut te papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.

Gjatë karrierës së tij artistike për një gjysmë shekulli, është folur dhe shkruar nga shumë njerëz, gazetarë, autorë,shkrimtarë e kolegë. Humori dhe cirku është jeta e tij. Skënder Sallaku është përfaqësuesi më i denjë i kllounatës në cirk dhe i komedisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here