Home Aktualitet Krim brenda familjes në Fier, gruaja vret burrin

Krim brenda familjes në Fier, gruaja vret burrin

470
0

Krimi brenda familjes ka tronditur qytetin e Fierit, në orët e para të ditës së enjte. Gruaja ka vrarë bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 janari” të qytetit, të Fierit ku 55-vjeçarja Dallëndyshe Kasa, dyshohet se ka ekzekutuar bashkëshortin e saj Çelo Kasa 62 vjeç duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.

Sipas burimeve pranë vendit të ngjarjes, mendohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve, ndërsa si pasojë është plagosur edhe autorja e vrasjes e cila është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Mjekët thonë se 57-vjeçarja ka shenja djegie nëpër duar, si dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të fytyrës.

Çifti Kasa jetonte vetëm në shtëpi, si dhe kishte tre fëmijë të rritur, ndërsa dy prej tyre jetonin në emigracion. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar graun të vrasë bashkëshortin e saj, ndërsa  fqinjët janë shprehur se bashkëshortët kishin gjithnjë marrëdhënie të mira mes njëri tjetrit.

Ndërkohë policia e qarkut të Fierit ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të spitalit të Fierit, për t`iu nënshtruar më pas ekspertizës mjeko ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here