Home Aktualitet I iken postobllokut te policise, arrestohet me pas i shpalluri ne kerkim

I iken postobllokut te policise, arrestohet me pas i shpalluri ne kerkim

1429
0

policia-arrestim-naten-1Gjatë një operacioni në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe pa dokumentacionin përkatës, kanë kapur një person të shpallur në kërkim.

Eduard Frroku, 40 vjeç, banues në Lezhë, ishte i shpallur në kërkim për “vjedhje me armë”, i dënuar nga gjykata me 3 vjet e 10 muaj burg.

Në momentin që punonjësit e policisë i kanë kërkuar që të ndalojë për kontroll në vendin e quajtur “Kisha e Zojës”, në Shkodër, ai nuk i është bindur urdhrit duke u larguar me shpejtësi.

Forcat e Policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij dhe gjatë kryerjes së veprimeve konstatuan se ishte shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje me armë,  gjithashtu drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here