Home Bukuria 4 hapa per nje lekure te paster si nje femi

4 hapa per nje lekure te paster si nje femi

12552
0

 

baby-faceDuke pasur gjithmonĂ« nĂ« mendje shprehjen “KurrĂ« mos vendosni mbi lĂ«kurĂ«n tuaj diçka qĂ« nuk do e hanit” ne po ju japim disa kĂ«shilla shumĂ« tĂ« vlefshme.

 PĂ«r njĂ« lĂ«kurĂ« tĂ« butĂ« e tĂ« pastĂ«r si tĂ« njĂ« fĂ«mije, pĂ«r prekje mbresĂ«lĂ«nĂ«se dhe tĂ« paharrueshme, ne duhet t’i kushtojmĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« lĂ«kurĂ«s sonĂ«.

Duke qenë se lëkura jonë e fytyrës vazhdimisht grumbullon papastërti, edhe pastrimi dhe kujdesi ndaj saj duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i rregullt. Është e rëndësishme të theksojmë që kujdesi ndaj saj duhet të jetë sa më natyral dhe produktet të jenë delikate, pa përbërës kimikë dhe sintetikë.

Rituali i zakonshëm:

Përvec sapunit që të gjithë e dimë që duhet përdorur 2 herë në ditë (larje me ujë të ftohtë edhe në dimër), lëkura do edhe përkujdesje të tjera.

Lëkurat e thata & të yndyrshme janë më problematike se lëkura normale, rrjedhimisht duan më shumë kujdes. Hapi i parë (pas sapunit) është Skrabi.
NĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« jetĂ« sa mĂ« e gatshme pĂ«r t’u pastruar nga pikat e zeza dhe njollat, duhet tĂ« jetĂ« pastruar mĂ« parĂ« nga shtresa e qelizave tĂ« vdekura qĂ« e pengojnĂ« lĂ«kurĂ«n pĂ«r proçeset e tjera tĂ« pastrimit dhe ushqyerjes.

1. Skrabi duhet bërë 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 2 herë në javë për lëkurat e thata, 1 herë në javë për lëkurat normale (Skrabi duhet bërë me shumë delikatesë pa ushtruar forcë, duke ndihmuar me lëvizje rrethore në gjithë fytyrën). Skrabi eliminon toksinat nga lëkura, qelizat e vdekura dhe papastertitë e sipërfaqshme, të cilat e bëjnë lëkurën të duket pa jetë, e vrazhdë dhe e plakur. Përvec kësaj, qelizat e vdekura bllokojnë poret duke mos e lënë atë të ajroset siç duhet, madje as të lahet siç duhet me sapun. Pra është një hap i domosdoshëm. Pasi është hequr shtresa me qeliza të vdekura, lëkura është më e gatshme të pastrohet dhe ushqehet në thellësi. Skrabe 100% natyrale me lajthie & bajame të grira, për cdo lloj lëkure gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore. Ai përmban bajame dhe lajthi të grira, sheqer të kuq, si edhe vaj të bajameve të ëmbla e lajthisë. Kushton 5 mijë lekë të vjetra.

2. Avulli i cili duhet bërë të paktën një herë në muaj, (avulli duhet bërë pas skrabit siç shpjeguam më lart). Ky ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në pastrimin e pikave të zeza. Skrabi dhe avulli, ndihmojnë edhe në pakësimin e akneve apo puçrave. Shtoni vaj esencial të livandos dhe sherebelës që avulli të jetë më i efektshëm për pikat e zeza, ose vaj esencial rozmarine që avulli të jetë më çlodhës për lëkurat e stresuara.
Kujdes! Avulli nuk duhet të zgjasi më shumë se 10 minuta.

3. Maskë pastruese / ushqyese pas avullit.
Maska jonĂ« Multifunksionale Efira (e cila ka efekte tĂ« shumĂ«fishta pasi Ă«shtĂ« zbardhuese, ushqyese, tonifikuese) Ă«shtĂ« e formuluar pĂ«r t’ju pĂ«rshtatur çdo lloj lĂ«kure. Kjo maskĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rsosur pĂ«r pastrim tĂ« thellĂ« tĂ« pikave te zeza, zbehje tĂ« njollave kafe dhe qukave, si edhe nĂ« ushqyerjen dhe hidratimin e lĂ«kurĂ«s. E pasuruar me mjaltĂ« dhe vajra BimorĂ«, dhuron butĂ«si dhe vitalitet. Kushton 18 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra.

4. Pas skrabit, avullit, maskës, rituali përfundohet me masazh fytyre. Për masazh duhet patjetër vaj Bajamesh të ëmbla, Lajthie ose Kokosi të cilat ndihmojnë në mbylljen e poreve, dhe në raste më problematike Kokosi vazhdon pastrimin e pikave të zeza duke i nxjerrë ato më në sipërfaqe, keshtu do ta keni më të lehtë pastrimin e tyre me një tampon pambuku. Pra masazhi me vajra, ndihmon në pastrim akoma më të thellë, shtrëngim poresh, tonifikim të lëkurës së fytyrës, dhe ushqim të vazhdueshëm të saj.

Për ato që preferojnë krem, mund të përdorin kremin e tyre të zgjedhur. Kremi ynë i ditës Amigdal new kushton 35 mijë lekë të vjetra. (për lëkurat normale dhe njolla).
Për lëkurat më problematike me akne & shenja ofrojmë Kremin Kurativ me vaj Sinapi i cili kushton 40 mijë lekë të vjetra.

Këshilla të tjera të specialistëve jane këto:

1. NĂ« momentin qe zgjidhni produktet per fytyren tuaj te shtrenjte, lexoni mire permbajtjen e tyre ne etikete. Nese etiketa permban dhjetera emra kimkatesh qe as nuk i njihni, beni mire te mos e blini.

2. Ne momentin qe vendosni te blini, atehere duhet qe te gjitha produktet te jene te pakten te nje linje. Nuk eshte mire qe kremi i dites te jete linje tjeter, kremi i nates nga nje linje tjeter, pastruesi i makiazhit tjeter linje, e keshtu me radhe.

3. Mos beni skrabe, avull e pastrime me teper se c’duhet sepse e demtojne lekuren.

4. Permbajtjet agresive shmangini plotesisht.

5. Masazhoni fytyren cdo nate para se te flini, kjo do te ndihmoje jo vetem per nje gjume te qete, por edhe per te mbajtur fytyren ne forme.

6. Mos e prekni lekuren gjate dites me duar te papastra, duart mbajne shume mikrobe te cilat e ‘semurin’ lekuren e fytyres.

Previous articleAra e kokosit prandalon dehidratimin dhe jep energji
Next articleZbardhet menyra se si u vrane turistet Çekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here