Home Aktualitet Zbardhet menyra se si u vrane turistet Çekë

Zbardhet menyra se si u vrane turistet Çekë

694
0

cek127-vjeçari Michael Svatos dhe e dashura e tij Anna Kosinova janë qëlluar për vdekje me kallashnikov nga një person i tretë i cili ndodhej në makinë me ta ndërsa ktheheshin nga Thethi ku kishin eksploruar natyrën drejt Shkodrës.

Policia dyshon për një person që ka shërbyer për çekët në rolin e udhërrëfyesit ose që mund t’i jetë bashkuar çiftit në makinë duke bërë “autostop”. Po sipas të njëjtave burime, për motive ende të pazbardhura nga policia, autori i cili ndodhej pasagjer në sediljen e pasme të Nissanit të turistëve me targa çeke 4P8 9798, ka qëlluar nga pas me automatik çiftin e të rinjve duke i sjellë vdekjen e menjëhershme nga plumbat në kokë. Ky fakt u konfirmua edhe nga zëvendës drejtori i Policise se Shtetit per Krimet e Renda Ardian Çipa ne nje deklarate per mediat nga Shkodra.

Plumbat e parë janë drejtuar ndaj Michael Svatos ndërsa më tej autori ka qëlluar ndaj Anna Kosinova.

E gjithë skena ka ndodhur ndërsa makina ishte në lëvizje dhe po drejtohej nga turisti çek ndërsa e dashura e tij ndodhej pasagjere në sediljen e parë. Nga ky moment makina ka humbur kontrollin dhe është përmbysur pas përplasjes me bordurën anë rrugës. Burimet sqaruan se autori shqiptar dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe vetë nga aksidentimi i makinës, por ka mundur të dalë përmes xhamit të fuoristradës dhe të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Kur është futur në makinë me shumë mundësi autori kishte fshehur kallashnikovin brenda një çante e cila është gjetur në makinë. Kështu bie hipoteza e parë që autori mund të ishte futur në makinë nën kërcënimin e armës.

Ajo që e vesh historinë me mister, është fakti se pse gjatë udhëtimit ai ka vendosur të nxjerrë kallashnikovin nga çanta dhe të hapë zjarr ndaj dy turistëve.

Pas krimit makabër autori ka lënë në makinë gjithçka që policisë mund t’i shërbejë kundër tij; armën e krimit kallashnikov, çantën dhe gjurmët e gishtërinjve të tij.  Në xhamat e pasim ka shenja gjaku që tregojnë se edhe vetë vrasësi është lënduar gjatë aksidentit. Duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes autori nuk ka marrë asgjë nga sendet e tyre që ndodheshin në automjet.

Policia nuk përjashton mundësinë që autorin e kanë ndihmuar bashkëpunëtorë të tjerë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Ora 13:00 Trupat e të rinjve në morgun e Tiranës, pritet ekspertiza
Trupat e pajetë të 27-vjeçarit Michael Svatos dhe të dashurës së tij 36-vjeçare Anna Kosinova janë sjellë në morgun e Tiranës ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës. Paraprakisht burime për A1 Report thanë se në trupat e turistëve çek ka më shumë se 2 plumba.

Rreth 30 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë e cila vijon të jetë e veshur me hije dyshimi për atë se çfarë ka ndodhur vërtetë.

Burime nga Prokuroria thanë për A1 Report se organi i akuzës së Shkodrës ka regjistruar aktualisht procedimin penal për “vrasje në rrethana cilësuese nga dy ose më shumë persona”.

Ora 12:00 Policia 30 mije euro shperblim kujdo qe informon per autoret
Policia e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve të zonës ku u vranë turistët çek për identifikuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë. Uniformat blu kanë vënë në dispozicion 30 mijë euro shëprblim për këdo që jep informacione në lidhje me autorët, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.

Të gjithë personat që kanë të dhëna, -thekson Policia në njoftimin e saj, – të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694103984.

“Hetimet drejtohen nga Prokurori Besnik Cani dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike.  Grupi hetimor po vijon veprimet i kryesuar nga prokurori  ku po vazhdon këqyrja e vendit të ngjarjes , e automjetit si dhe fiksimi i provave  në vendngjarje.  Policia e Shkodër , e mbështetur edhe nga  grupe të FNSH ,  po vijon  krehjen e zonës , ku aktualisht deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër rreth 30 persona të cilët po pyetën për rrethana të hetimit. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve të zonës për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 11:15 Policia ne gjurmet e autorit
Një ditë pas vrasjes tragjike të dy turistëve çek në Dukagjin, policia thotë se ka rënë në gjurmët e autorit që dyshohet se qëlloi për vdekje me breshëri kallashnikovi dy të rinjtë. Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë për A1 Report.

Ekzekutimi i turisteve
Sulmi ndaj turistëve ndodhi rreth orës 20:15 të së premtes. Çifti i turistëve çek kishin zgjedhur Shqipërinë si destinacion të veçantë për tu eksploruar në turin e tyre nisur në Ballkan, por aventura e tyre u ndërpre tragjikisht pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi në makinën e tyre. Të rinjtë u ekzekutuan në fshatin Prekalaj në Dukagjin, ndërsa ktheheshin nga Thethi për në Shkodër.

Turistët kishin qenë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe ishin ndalur së fundi në Apelet shqiptare ku kishin fjetur në çadrën e ngritur nga vetë ata ë një kamp të ngritur në Theth.

Kjo është një foto që qifti ka postuar në rrjetin social Facebook para se të linte Thethin ku duket makina e turistëve cek me çadrën dhe në sfond mjetet e tjera që kanë qenë në kamping.

Zhvillimet e ndjekura Live nga A1 Report naten e masakres (3 korrik)

Ora 00:35 Gjenden gjurmë gishtërinjsh në automjet, dyshohen të autorëve
Grupi hetimor ka arritur të zbulojë disa gjurmë gishtërinjsh, të cilat nuk janë të viktimave, duke hedhur kështu dyshimet se mund të kenë gjurmët e para që do të mund të identifikonin edhe autorët e këtij krimi të rëndë. Ndërkohë që sipas burimeve të A1 Report dy autorët e tjerë kanë qenë me një automjet pa targa.

Ora 00:20 Shoqërohen 16 persona në polici
Për sqarimin e plotë të ngjarjes deri tani janë shoqëruar 16 persona banorë të zonës aty pranë. Policia po punon për të evidentuar elementet problematike te zonës

Ora 00:12 Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Ndërkohë që policia në një njoftim parakrap për mediat konfirmon viktimat e kësaj ngjarje të rënëdë të ndodhur mbrëmjen e 3 korrikut.Sipas policisë MICHAEL SVATOS 27 vjeç, SUFICE , ANNA KOSINOVA 36 vjeçe, KLANDO janë viktimat e kësaj ngjarje. Policia thekson në njoftim se ëqshtë njoftuar me telefon nga një banor i këtij fshati i cili ka parë makinën me dy persona të vrarë

“Kemi marre nje telefonate nga nje shtetas ne vendin e quajtur fshati Prekal komuna Postrribe ne rruge kryesore eshte nje mjet me dy shtetas te huaj (Çek) nje djale dhe nje vajze te vrare me arme zjarri automatik. Ne vendin e ngjarjes jane nisur forcat e policise. Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore beri te mundur identifikimin e viktimave te cilat rezoltojne se jane shtetas Çeke dhe jane vrare me arme zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here