Home Politike Shengjin, Basha i premton peshkatareve: “Nafte pa akcize, riparim i anijeve”

Shengjin, Basha i premton peshkatareve: “Nafte pa akcize, riparim i anijeve”

591
0

197265Naftë pa akcizë, lehtësi për marrje licence dhe riparimi i anijeve. Këto janë premtimet e kreut të partisë demokratike Lulzim Basha për peshkatarët në të gjithë vendin.

Në kuadër të turnit të bashkëbisedimit me qytetarët Basha premtoi se që javën e parë do të shfuqizojë të gjitha koncesionet korruptive të lagunave.

Lideri i opozitës u takua me peshkatarët e Shëngjinit në Lezhë ku dëgjoi nga pranë shqetësimet e tyre.

Javën e parë në pushtet do të shfuqizoj të gjitha koncensionet korruptive të lagunave. Platforma e Partisë Demokratike parashikon naftë pa akcizë për çdo peshkatar, lehtësi për marrje license dhe ulje te tarifave, ndërtimi i nje kantieri për riparimin e anijeve dhe markatave të peshkut sa më të aksesueshme nga peshkatarët. Ju do të jeni ata që do të keni në dorë sektorin, ju do të jeni ata që do të përfitoni drejtpërdrejtë lehtësitë në këtë sektor”, u shpreh Basha.

Në fjalën e tyre peshkatarët thanë se e kanë të pamundure të zhvillojnë peshkim në det por vetëm në laguna. Ata pohuan se në peshkimin në Shëngjin do të privatizohet nga një deputet.

Nuk flitet me ministrinë e Bujqësisë asnjë fjalë për peshkimin detar sepse peshkimi detar është privat. Flitet vetëm për laguna sepse ato kanë ngel e vetmja pasuri pa u marrë edhe ato po i marrin. Ishulli i Shëngjinit përgatitet për t’u marrë nga një deputet. Vilunin mendohet ta marrë një mik i kryeministrit, direkt. Për ato flitet”, u shpreh peshkatari.

Kreu i selisë blu premtoi se të gjithë peshkatarët pa përjashtim të majtë dhe të djathë do të marin naftë pa akcizë. Basha ka theksuar se Partia Demokratike po sheh mundësinë e marrjes së licensave në Shëngjin dhe uljen e tarifave për licensimin.

Nafta pa akcizë do të jetë në dispozicion të çdo peshkatari, jo vetëm të atyre që shkojnë e lyejnë rrotën e pushtetit në Tiranë. Nuk do të shkoni sa andej e këtej, do të shkoni vetëm në një vend dhe ai vend do të jetë këtu në Kapitenerinë e Shëngjinit dhe nuk keni për të lëviz më shumë se sa aksi Shëngjin –Lezhë, një herë. Licenca do të jetë me çmimin minimal të mundshëm. Porti do të jetë në dispozicion të peshkimit”, përfundoi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here