Home Politike Sequi shpreh besim tek Meta per reformat

Sequi shpreh besim tek Meta per reformat

661
0

sequi-metaVetëm një orë para seancës parlamentare, ku do të debatohet programi i qeverisë “Rama”, ambasadori i BE-së zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta ku shprehu besimin se ky i fundit do të ndihmojë në arritjen e një bashkëpunimi maxhorancë opozitë me qëllim arritjen e objektivit, Integrimi në BE.

Pas takimit me Ilir Metën që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit, Sequi tha se të hënën në Bruksel, ku do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama, do të dërgonte “ndjesitë shumë pozitive”

”Brukseli do të shikojë një parlament me një forcë shumice konstruktive por dhe opozitë konstruktive dhe të fortë “- nënvizoi më tej ambasadori i BE-së Ettore Sequi.

Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit Ilir Meta e siguroi se do të punojë për të krijuar një klimë bashkëpumimi mes forcave politike për të arritur sa më shpejt objektivin e integrimit në BE.

“Ishte një takim konstruktiv dhe shumë i përzemërt. Jam plotësisht dakord me atë çfarë tha zoti Ilir Meta. E urova për zgjedhjen e tij në postin e kreut të Parlamentit dhe për angazhimet pozitive në rrugën drejt BE-së. Të hënën do të jem në Bruksel dhe do të jetë një kënaqësi të transmetoj ndjesitë që janë shumë pozitive.

Shpresojmë dhe besojmë që ky Parlament do të jetë një Parlament që do të nxisë më tej dialogun e konstruktivizmin brenda partive. Shpresojmë që bashkëpunimi për arritjen e integrimit do të jetë pika lidhëse mes forcave të opozitës dhe maxhorancës.

Shpresojmë që pas 23 vitesh të përpjekjeve të përbashkëta shumica dhe opozita do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe shpresojmë që ky bashkëpumim të kurorëzohet së shpejti. Roli i kryetarit të Parlamentit është shumë i rëndësishëm. Besoj se Meta me vizionin e pikëpamjet e tij do të ndihmojë në këto arritje. Brukseli do të shikojë një Parlament me një forcë shumice konstruktive por dhe opozitë konstruktive dhe të fortë.
Më lejoni të theksoj që ne premtuam në emër të KE të mbështesim për të bërë të mundur një parlament të mirë”- tha Sequi pas takimit të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit dhe që zgjati rreth 30 minuta.

META: DO PUNOJ PER TE KRIJUAR KLIME BASHKEPUNIMI
Kryetari i Parlamentit, pas takimit tha se do të punojë për të krijuar një klimë bashkëpumimi mes forcave politike për të arritur sa më shpejt objektivin e integrimit në BE.

Ai u shpreh se kishte falënderuar ambasadorin për ndihmën që BE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë vendit por dhe Kuvendit dhe e kishe siguruar për forcim të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian.

“Ajo që është më e rëndësishme, do të punojmë për të krijuar një klimë bashkëpunimi sa më konstruktive në Kuvend e cila duhet të rezatojë dhe jashtë Kuvendit për bashkëpunimin e të gjithë forcave parlamentare, sepse të gjithë e dinë që mungesa e bashkëpunimit ka qenë pengesa e objektivave tona në procesin e integrimit. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë për të ecur më shpejt në një rrugë të qëndrueshme përderisa të gjithë forcat politike, maxhoranca e opozita kanë një objektit, atë të integrimit.”- tha Meta.

TAKIMI I PARE META- SEQUI

Të parin takim që nga momenti i zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Shqipërisë, kryetari IIlir Meta ka zgjedhur ta bëjë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ettore Sequi.

Sikur njoftonte dje zyra për shtyp e Kuvendit, kryeparlamentari do të presë sot në orën 09:00 ambasadorin Sequi, ndërsa vetëm një orë më vonë pritet të nisë seancë parlamentare maratonë, ku do të diskutohet program i qeverisë Rama për vitet 2013-2017.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar shpesh takime me ambasadorin Sequin në pozicion e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here