Kabineti “Rama” ka marre tre vendimet e para mbledhjen disaminutëshe që ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme për herë të parë, pak pasi ky kabinet ka hyrë në selinë e Qeverisë.
Vendimi i parë është: Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali; vendimi i dytë: Miratimi i Kodit Etik Ministror dhe vendimi i tretë, ndalimi i importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë.
Këto vendime u publikuan më pas në faqen e re online të Këshillit të Ministrave, të formatuar krejtësisht nga e para. Nëpërmjet fotos së publikuar, shihet edhe salla e re ku Qeveria “Rama” ka zhvilluar mbledhjen e saj e nuk shihet asnjë gjurmë prej asaj ku zhvillonte mbledhjet, Qeveria “Berisha”.