Home Bota Spanje, rrezohet nje helikopter me 1 ton droge. Piloti eshte nje major...

Spanje, rrezohet nje helikopter me 1 ton droge. Piloti eshte nje major shqiptar

907
0
Helikoperi me droge i rrezuar ne Cortes de la Frontera
Helikoperi me droge i rrezuar ne Cortes de la Frontera

Agjencitë e huaja të lajmeve raportuan në mbrëmje vonë për rrëzimin e një helikopteri me drogë në Spanjë, por identiteti i pilotëve nuk u bë i ditur nga asnjë agjensi lajmesh. Sot ishte kryeministri Edi Rama që konfirmoi se një prej pilotëve që drejtonte helikopterin me drogë, është shqiptar dhe major i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Droga e gjetur pas rrezimit te jelikopterit
Droga e gjetur pas rrezimit te jelikopterit
Shtylla ku mendohet se u pengua helikoperi
Shtylla ku mendohet se u pengua helikoperi
Policia shpanjolle gjate nxjerrjes se trupave te djegur rende te 2 piloteve pas rrezimit te helikoperit
Policia shpanjolle gjate nxjerrjes se trupave te djegur rende te 2 piloteve pas rrezimit te helikoperit

Mediat spanjolle: helikopteri me 1 ton hashash
Mediat spanjolle kanë sjellë informacionet e para duke shkruar se nga rrëzimi i helikopterit, janë vrarë dy pilotë.
Sipas informacioneve spanjolle, helikopteri po përpiqej të kontrabandonte një ton hashash në provincën e Malaga të Spanjës. Por helikopteri është përplasur me një shtyllë elektrike gjatë ndjekjes nga policia dhe si pasojë 2 pilotët kanë vdekur.

Autoritetet kanë gjetur pranë malit të qytetit Cortes de la Frontera trupat e dy pilotëve të pajetë të djegur keq. Viktimatë janë dërguar në Institutin mjekësor të Malagas.
Autoritetet e policisë spanjolle dyshojnë se droga vinte nga Maroku dhe destanacion kishte Malagan e Spanjës.

Kryeministri Rama duke njoftuar lajmin ne Parlament
Kryeministri Edi Rama ka informuar sot në Kuvend mbi ngjaje të rëndë të ndodhur në Spanjë, ku protagonist i një trafiku droge konfirmohet një major shqiptar i Forcave të Armatosura shqiptare.
“E mora fjalën jo pa qëllim, se përpara pak minutash ministria e Jashtme është njoftuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Spanjë ku strukturat e gardës civile kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë drejt Marokut dhe piloti është një major i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ky major është në strukturat e Forcat e Armatosura prej 18 vjetësh dhe gradën e ka marrë në vitin 2009 dhe është një ndër pilotët më të besuar të Forcave tona të armatosura. Tani nuk ia vlen të hyjnë një grindje është majori ynë apo juaji”.
Me këto fjalë u shpreh kryeministrit Rama rreth ngjarjes në Spanjë, deklarata që u bë pas akuzave se shteti është i kapur me krimin, ligjërata që opozita bëri në sallën e parlamentit.

Ministria e mbrojtjes: Sokol Feka, instruktor në bazën ajrore farkë

Ministria e Mbrojtjes është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë se një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spanjë. Guardia civile Spanjolle njoftoi se është rrëzuar një mjet fluturues akoma i paidentifikuar, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm. Nga verifikimet paraprake, helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë.

Si pasojë e rrëzimit të avionit piloti ka rezultuar i vdekur. Bazuar në dokumentet e gjetur mendohet se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës. Ministra Mbrojtjes është duke bërë verifikimet nëse dokumentet e gjetura përkojnë me shtetasin në fjalë.

Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009. Me informacionin që Ministria e Mbrojtjes disponon, shtetasi Feka ka marrë lejen e zakonshme për periudhën 12- 31 janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqipërisë. Përmes një shkresë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here