Home Politike Deputetët e PS, konfrontohen me ndërtimoren për tendën e FRESSH

Deputetët e PS, konfrontohen me ndërtimoren për tendën e FRESSH

661
0

Deputetet e PS-së, Sajmir Tahiri, Besnik Bare e Eduard Shalsi, vetem pak minuta më parë u konfrontuan me perfaqësuesin e inspektoriatit ndërtimor Adem Dollapi, kjo pasi te rinjte e Forumit eurosocialist FRESSH kishin ngritur një tendë elektorale pranë piramidës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që është bërë edhe shkak i incidentit.

Në një dalje per mediat, Shalsi deklaroi se kjo është një ngjarje aspak e këndshme, ndonese është një incident i evitueshëm.Ai lëshoi një apel ndaj forcave të rendit, pasi po abuzojnë më pergjegjesinë që po u njeh ligji.

Ndërsa kreu i ndërtimores për Tiranën, deklaroi se nuk bëhet fjalë për një tendë të thjeshtë, por për një ndërtesë, të cilën ai e quajti konstruksion metalik, për të cilin duhet leje ndërtimi.

“Që të ndërtohet ky objekt duhet të ketë një projekt dhe lejen e ndërtimit të dhënë nga KRT-ja e Bashkisë së Tiranës. Nuk është çadër elektorale, por konstruksion metalik, nuk lejojmë ndërtimet e paligjshme”, tha kreu i ndërtimores.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here